Horoskopi ditor, e martë 1 qershor 2021

Dashi

Nëse për këtë ditë keni programuar ndonjë ditë pushimi, nuk do të merrni ndonjë kënaqësi të veçantë. Do të jeni nervozë edhe për gjëra të vogla, si me partnerin/en edhe me miq e familjarë. Kështu që kujdes, nëse vendosni të shkoni drejt detit.

Demi

Nuk jeni fort në formë. Një ndjesi lodhjeje e përgjithshme ju godet dhe do të shfaqet dukshëm që herët në mëngjes kur të ngriheni. Kjo tendencë do të reflektojë edhe në jetën tuaj private. Ndaj merruni pak me veten, ofrojini jetës suaj disa gjëra të shëndetshme.

Binjakët

Për aktivitetin që po merreni, jeni duke u sforcuar shumë. prandaj jeni lodhur ca dhe energjitë kanë rënë. Kujdes, shëndeti mund t’ju përkeqësohet ndaj kushtojini vëmendje. Përdorni disa kura natyrale për ato që ju shqetësojnë në shëndet. Sa për sferën e dashurisë, ju pret një pengesë që nuk ju lë të diskutoni për ca çështje të vjetra që shtyhen e shtyhen. Ju nuk ndjeheni ende gati.

Gaforrja

Edhe kur jeni gati që të merrni një vendim, shpesh mënyra si i vërtitni gjërat, me “diplomaci”, ju dëmton duke vendosur jo në avantazhin tuaj. Ndërkohë, me partnerin/en prisni të afrohen debate. Do të diskutoni për ca gjëra që do t’ju fusin në diskutim të zjarrtë, me shumë gjasa, edhe çështje financiare do të jenë në mes.

Luani

Përpiquni të përqendroheni në gjëra që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Por mos u merrni veç me veten, përgatitni një surprizë të lezeçme dhe për partnerin/en. S’do të ishte keq një pushim i shkurtër. Do të shndërrohet në një antidot efektiv të trishtimeve të çastit që na kapin shpesh.

Virgjëresha

Jo domosdoshmërisht duhet të ndani çdo projekt dhe çdo plan me njerëzit që ju rrethojnë. Në fakt kështu vetëm sa shtoni ankthin dhe preokupimin tuaj. E nga ana tjetër, ca njohje të reja së fundi, duhet pasur kujdes, sepse mund t’ju sjellin ndonjë dëm.

Peshorja

Horoskopi sot për ju të shenjës së peshores, rezervon apelin për një kujdes maksimal në raport me partnerin/en tuaj. Bëni kujdes që mos lëndoni ndjenjat e tij/saj. Komplikim të marrëdhënieve mund të ketë edhe me miq e të afërm tuajt. Do të mjaftonte që të ndiqnit instiktin dhe do të përfundonit në vendime të nxituara.

Akrepi

Së fundi jeni përballur me një problem. Por që t’i hyni me rrënjë për ta zgjidhur, duhet të ktheni sytë në disa zhvillime të fundit. Dhe nëse nuk e bëni këtë analizë me veten, zor se do të gjeni qetësi. Në sferën familjare, priten përballje për mosmarrëveshje dhe e njëjta situatë duket të përfshijë dhe raportin tuaj.

Shigjetari

Yjet janë në anën tuaj, në çdo aspekt e sidomos në sferat financiare dhe të punës a biznesit. Dhe kjo, ndryshe nga shenjat e tjera që janë keq. Do të inkurajoheni që të bëni njohje të reja, ose që të kaloni qetësisht ditën me personin që dëshironi dhe/ose dashuroni.

Bricjapi

Ditë jo e përshtatshme për t’u përballur me impenjime të vështira. Është e mundshme që një mik apo i afërm t’ju japë një dorë. Por megjithatë ju keni nevojë ende për ca relaks. Edhe diçka: Kujdes me ëndrrat e kësaj periudhe, mund të jenë shumë afër realitetit.

Ujori

Ditë e favorshme për të lindurit në shenjën e Ujorit, horoskopi sot ju këshillon që në aspektin financiar të mos druheni sepse ju pret një fat i veçantë. Në dashuri, kjo periudhë është e përshtatshme për t’’iu përkushtuar njohjeve të reja dhe thellimit të raporteve ekzistuese.

Peshqit

Të gjitha ujërat rrjedhin në drejtim të një jete të mirë dashurore. Konfigurimi i yjeve ju dhuron një mbrëmje romantike dhe çlodhëse. Në punë jeni duke u kthyer me energji, por mos lini mënjanë ushtrimin e sportit, bën mirë për fizikun tuaj.

Author: Portali