Dashi
Dëshira juaj e madhe për të bërë karrierë dhe për të pasur sukses i bën të duken si një hiç edhe meshkujt me pasiguri minimale. Por, ata që janë po aq të motivuar sa edhe ju dhe që dinë si të shohin aspektin e mirë të konkurrencës, janë ata që ju duan vërtet.
Demi
Ju jeni ai personi që në fshehtësi shpreson që shoqja juaj të anulojë të dalën për t’u dehur me koktejle në mënyrë që të rrini në shtëpi me pizhama dhe të hani patatina duke parë një film. Ju tërhiqni njerëz që ashtu si ju, shijojnë gjërat e vogla të jetës.
Binjakë
Jeni padyshim njerëzit më të lëvizshëm dhe spontanë të horoskopit dhe ata që dashurohen me ju, është e sigurt që nuk do t’ju lërë të mërziteni. Ndonëse llogari juaj bankare do të donte që të mërziteshit ndonjëherë!
Gaforre
Duke qenë se mund ta keni disi të vështirë të ndani jetën tuaj personale me të panjohur, baret e zhurmshme ku të duhet të ulërasësh tre herë për t’u prezantuar nuk janë ekzaktësisht ajo që bën për ju. Ai që do të dashurohet me ju, është person që përkushtohet dhe që i adhuron bisedat kokë më kokë dhe bisedat 6-orëshe në kafene. Me shumë gjasa mund të jetë një miku juaj.
Luan
Në sipërfaqe, mund të dukeni arrogantë dhe të vetëkënaqur, gjë që bën që njerëzit me jo shumë vetbesim t’ju largohen. Megjithatë, personi i duhur do të shohë sesi dashuria që ju keni për veten është e lidhur fort me dashurinë që keni për të tjerët, veçanërisht kur u jepni kurajë dhe i bëni të ndihen sikur do të bënit gjithçka për ta. Dhe duke qenë se jeni të vështirë për t’ju bërë komplimente, do të përpiqen të bëjnë gjëra më praktike që të ndiheni të ledhatuar.
Virgjëresha
Jeni të gatshëm të ndihmoni këdo ndaj keni nevojë të ndieni se dikush jua ka nevojën. Dhe ndonëse mund të përballeni me njerëz emocionalisht të çuditshëm fillimisht, ata që do të dashurohen me të vëretë me ju, janë ata që e kanë jetën të organizuar. Nuk do t’ju stresojnë, por do t’ju çojnë në një fast food kur dita juaj ka qenë një tmerr i vërtetë.
Peshorja
Natyra juaj diplomatike mund të keqinterpretohet si pasivitet ose pavendosshmëri e bezdisshme. As ju nuk keni për t’i përlqyer ata që ju gjykojnë kështu. Por, ata që ju duan vërtet, janë po aq të shëndetshëm moralisht sa ç’jeni edhe ju. Do të kenë të njëjtën tendencë për të vënë në dyshim gjërat që dëgjojnë, veçanërisht thashethemet.
Akrepi
Ideja që të tregoni se sa të qetë jeni në mënyrë që të mos e trembni një partner jua heq trurin. Ju do të dërgoni mesazhe kur të doni dhe si të doni dhe një gjë e tillë tremb vetëm njerëzit e paqëndrueshëm. Kështu që ju mbeten vetëm ata që janë po aq të gatshëm sa edhe ju për t’u përkushtuar në një lidhje dhe që e shohin transparencën tuaj si një virtyt dhe jo të metë.
Shigjetari
Keni një fuqi të veçantë për t’i bërë të gjithë njerëzit socialë me organizimet tuaja të udhëtimeve, pushimeve etj. Për të thënë të vërtetën ju tërhiqni thuajse këdo që ju takon, por ata që ju duan vërtet, janë ata që janë disi të turpshëm dhe që do të vënë në dyshim idetë tuaja të çmendura.
Bricjapi
Dëshira juaj e madhe për të pasur karrierë dhe fakti që rrallëherë mund t’ju gjejnë të rehatuar në një kolltuk, i bën ata pak më përtacë t’ju etiketojnë si njerëz me varësi ndaj punës. Po ata që ju shohin siç jeni, një kockë e fortë, janë ata që dashurohen me ju. Ata gjithashtu duan të arrijnë majat dhe ju duan juve me vete.
Ujori
Pasioni i madh për gjërat në të cilat besoni ju identifikon dhe nëse të tjerët këtë e shohin si diçka negative, ata që ju duan e vlerësojnë sepse ju doni t’i bëni gjërat sa më mirë të jetë e mundur. Ju do të ndani bashkë të gjitha mendimet dhe opinionet.
Peshqit
Jeni njerëzit me natyrën më të butë në planet, aq sa und të dukeni si shumë delikatë për botën moderne. E dëshironi pasionin po aq sa qëndrueshmërinë, por ndjeshmëria juaj mund të jetë e tepërt për disa njerëz. Ju tërhiqni njerëz që janë po aq të butë dhe të orientuar drejt së brendshmes sa dhe ju. Do të ndani bashkë një dashuri të papërshkrueshme.