Mbase nuk e keni lidhur ndonjëherë seriozisht, aftësinë që kanë disa njerëz për të gënjyer, me shenjën e tyre të zoodiakut, por në fakt, lidhja ekziston! Zbuloni cilët janë mashtruesit më të mëdhenj dhe vendosni vetë nëse doni t’i mbani afër apo larg!
Ujori: U çudite? Pse? Ndoshta nuk ke shumë njerëz të njohur që janë të shenjës së ujorit…janë hipokrit! Sipas yjeve, Ujori është një shenjë veçanërisht mashtruese. Mund të bëjnë përjashtim vetëm njerëzit që ka për zermër, por janë shumë pak. Është gati të mohojë gjithçka, sy më sy, nëse nuk është në interesat e tij. Mund të të thotë që është duke pirë çaj, edhe nëse ka në dorë një filxhan kafe!
Gaforrja: “Besnikët’ e zoodiakut fshenin shumë pas asaj që duken, jo vetëm që dijnë të gënjejnë mirë fare, pa mëshirë, por janë të gatshëm ta bëjnë këtë në çdo rrethanë e kudo të jenë. Nuk do ta zbulosh kurrë përse vazhdon të thurrë rrjetën e mashtrimeve. Ndonjëherë mund të jetë vetëm për të fshehur dështimet e saj.
Virgjëresha: Shikimi i tyre do të të shohi drejt në sy ndërsa të gënjen, dhe ti do ta kesh vështirë ta zbulosh! Edhe nëse i kap me ‘duar në miell’ do të të mohojnë gjithçka! Edhe nëse situata rëndohet dhe duhet të japin llogari, përsëri do të fshihen!
Akrepi: Kjo është shenja që mund të konsiderohet më mashtruesja nga të gjitha. Ata nuk do të të thonë asnjëherë atë që do të dëgjosh me të vërtetë! Bëjnë sikur harrojnë të tregojnë gjërat e rëndësishme, por e bëjnë enkas që të mos jesh asnjëehrë në dijeni të plotë të situatës! E veshin veten me një mister, pikërisht duke mosdhënë informacion dhe duke gënjyer atje ku mundin!/LIVING