Çfarë duhet të dish para se të dalësh me një burrë DASH!

DASH

Ditëlindja: 20 mars- 21 prill

Lloji: Shenjë zjarri

Karakteristikat: Guxim, Ambicie, Emocion, Egërsi

Himni i Dashurisë: “Love Game” nga Lady Gaga

Burra të Famshëm Dash: Robert Downey, Jr., Ewan McGregor, Michael Fassbender, Conan O’Brien, Eddie Murphy, Seth Rogen, Brendon Urie, Hayden Christensen

Përputhshmëria: Luani dhe Shigjetari do ta dashurojnë stilin e jetesës së Dashit, sensin e konkurrencës dhe veçantinë e personalitetit të tij. Duke qenë të të njëjtit element, këto shenja të zjarrit kanë pajtueshmëri perfekte dhe përgjithësisht harmonizohen për mrekulli me njëri- tjetrin.

Dashi është shenja e parë e zodiakut dhe e sezonit pranveror; gjë që i pasqyrohet edhe në personalitet. Është një njeri tepër spontan, gjithë dëshirë për të jetuar, kurioz, aventurier dhe kreativ. Ka një besim të jashtëzakonshëm në vete, mendon se mund të ndryshojë botën, në fakt e beson realisht këtë gjë dhe ndihet thjesht, MË I MIRI! Padiskutim për të ka edhe të tjerë të mirë, gjithmonë ama pas tij. Më pak fjalë, një burrë tërheqës, gjithë optimizëm dhe ëndrra.

Nëse je e rënë moralisht, Dashi është kafeina e duhur që të duhet për të marrë veten. Pak burrë Dash në krah dhe ja ku sapo i dhurove vetes një arsye për të qeshur. Shenja e tij udhëhiqet nga Marsi, planeti i egos, gjë që e bën tepër konkurrues dhe gjithçka e sheh me syrin e  një loje që duhet fituar me çdo kusht. Kështu nëse e keni në skudrën tuaj, dijeni se ai do bëhet copash për t’iu kthyer me fitore në shtëpi.

Është një burrë i mirë, me qëllime të mira përkrah të cilit do të ndiheni njësoj si me një mik. Ai e di se si duhet të veprojë për të të bërë për vete. E ndjen kur pasioni dhe zjarri i dashurisë nis e shuhet dhe çfarë bën? E RINDEZ! Mund të shndërrohet në një zemërthyes, por dijeni se kurrë s’e ka bërë qëllimisht- thjesht vdes të bëjë pak qejf dhe ndonjëherë naiviteti e shtyn drejt gjërave të gabuara. Ekzaltimi ia humb sensin e logjikës!

Kur bëhet fjalë për seks, është gjithmonë në aksion! Përherë i pushtuar nga epshi, përherë aty, gati për të të kënaqur ty, veten dhe mbi të gjitha EGON e tij. Është një dinamit i vërtetë, vështirë se lodhet dhe ka gjithçka nën kontroll. Dëshira e tij për dominancë dhe pushtet vërehet dhe në shtrat. Rrallë po shumë rrallë ama do të dëshironi edhe një raund tjetër!

Vrazhdësinë di ta kombinojë me romanticitetin që e karakterizon: një mëngjes në shtrat, një masazh apo një surprizë për ju! Janë të parimit “ose bëje një gjë tamam ose lëre fare”. Kështu, nëse një burri Dash i ka rënë në kokë për ju, suprizat do jenë gjigante! Mos u habit nëse të fton në një udhëtim apo të sjell lule në zyrë, po e bën për ty por ti e di, edhe për EGON! Njerëzit duhet të flasin për të dhe veprat e tij!

Si përfundim, nëse prisni që partneri juaj Dash të struket me ju në shtrat, të shohë vetëm filma e të shfaqë anën e tij të ndjeshme, e keni gabim! Ai do aventurë, seks të mirë dhe debat! JENI GATI?????

Author: Portali