Këshillat më të mira që jepni bazuar në shenjën e horoskopit!

Të gjithë kemi në jetë ato njerëzit që na japin gjithnjë këshillat më të mira. E kemi fjalën për ata që telefonojmë të parët kur kemi një problem. Që ta pse e bëni këtë, po ju tregojmë këshillat më të mira që jep secila shenjë e horoskopit.

Dashi

Një Dash nuk gënjën dhe kjo e bën të jetë i paparë në dhënien e këshillave. Doni një opinion të sinqertë rreth sherrit që pate me të dashurin?! Dëgjo një Dash dhe zër mend! Mund të jenë pak të ashpër, po do t’ju bëjë mirë.

Demi

Demët janë me llogjikë dhe shumë ndihmues në momente krizash. Nëse po kalon një dramë në vendin e punë, apo do ca këshilla të mira rreth punës, pyet një Dem.

Binjakët

Nëse ekziston një shenjë që di të bëjë qejf janë Binjakët. Ata mërziten shpejt dhe janë gjithnjë në kërkim të gjërave interesante. Para se të planifikoni udhtimin e radhës, këshillohuni me një Binjak. S’do t’i harroni kurrë ato pushime.

Gaforrja

Ata kanë një shqisë të 6-të shumë të fortë dhe mund të të ofrojnë këshilla dhe për gjëra që as i kishit menduar më parë.

Luani

Luanët janë bujarë, të fortë dhe të pavarur.  Ka një skenar specifik që i bën ata këshillues të paparë. Periudha pas ndarjes. Doni ndihmë dhe fuqi për të marr veten? Gjeni një Luan dhe dëgjojeni me kujdes.

Virgjëresha

A nuk e adhuroni prakticitetin e Virgjëreshave? Nëse keni probleme financiare, një Virgjëreshë do ta studiojë problemin me llogjikë të ftohtë dhe do t’ju zgjidhë punë.

Peshorja

Asnjë nuk ka sy për detaje siç ka një Peshore. Ato e dinë çfarë duket bukur dhe çdo gjë të zakonshme mund ta shndërrojnë në kryevepër. Peshorja është shoku/shoqja që ju duhet kur ndërroni shtëpinë apo dekoroni dhomën.

Akrepi

Nëse jeni në një periudhë tranzicioni, gjeni një Akrep. Do t’ju ndihmojnë ta kaloni dhe jo vetëm që do t’ju mësojnë si të mbijetoni në situata të vëshira, por edhe të lulëzoni sërish.

Shigjetari

Askush s’është më  i zoti se një Shigjetar. Nëse po përpiqesh të promovehesh në punë, por stresi i kohëve të fundit është i tmerrshëm, shoqja Shigjetar do të të vijë në ndihmë.

Bricjapi

Disiplina mban shenjën e tij. Nëse doni motivim për të nisur palestrën, të lënë cigaren apo për të kursyer, bëjini një telefon Bricjapit tuaj. Do t’ju ndihmojë.

Ujori

Ka një arsye pse i duam Ujorët sa herë gjërat dalin jashtë kontrrolli; janë të qetë dhe të ekuilibruar. Nëse jeni duke kaluar ndonjë dramë dashurie, apo probleme me ankthin dhe doni dikë për t’u qetësuar, Ujori është gjithë çfarë ju duhet.

Peshqit

Nëse problemi më i madh i momentit është sherri që bëre me mamin apo vëllain, kërko një Peshk. Janë profesionista për të shuar tensionet.

Author: Portali