Gjashtë shenja që i pret një korrik romantik e kaluar romantikut

Virgjëresha

Kur Afërdita të hyjë në shenjën tuaj më 10 korrik, do të ndjeni ca fishekzjarre. Njerëzit do të ndihen më të tërhequr nga prezenca juaj fizike, kështu që bëheni gati për më shumë vëmendje dhe më shumë dashuri. Energjia e mirë tërheq njerëz të mirë.

Shigjetari

Nëse jeni duke vrarë mendjen kur lidhja juaj do të marrë të tjera përmasa, përgjigjja është në korrik. Këtë muaj do të ndërmerrni hapin e radhës, pra lidhja juaj do të bëhet serioze. Bëhuni gati të ndryshoni statusin në Facebook dhe dilni në dritë të diellit me partnerin tuaj. Doni t’ju shohin teksa mburrni dashurinë tuaj të re. Pas një mali me pasiguri, jeni më në fund të lumtur që keni një marrëdhënie të konsoliduar.

Binjakët

Thatësira në shtrat do të marrë fund këtë korrik. “Do t’i kaloni netët e nxehta në shtrat me dashurinë tuaj, kështu që lani çarçafët dhe fshihni çokollata nën jastëk. Ju presin gjëra të bukura.

Peshqit

Gjërave të pabalancuara në jetën tuaj do t’i vijë fundi. Këtë verë do të vini lidhjen tuaj të parën, do të shijoni netët romantike duke notuar nën dritën e hënës me dashurinë tuaj. Me pak fjalë, do të kaloni muajin më romantik, më të balancuar, më aventurier.

Demi

Demi do të njohë partnerin ideal këtë korrik. Çështjet e dashurisë do t’ju shkojnë mbarë pasi keni gjetur atë që ju ngre mendërisht, shpirtërisht dhe ju frymëzon nga ana kreative. Shkurtimisht, zëreni se keni gjetur dikë për të shkuar në yoga dhe një të dashur në të njëjtën kohë. Ndoshta kjo verë është e duhura për të provuar yoga në çift.

Akrepi

Mund të keni qenë të konfuzuar përsa i përket marrëdhënieve, por këtë korrik gjithçka do të sqarohet. Marrëdhënia juaj do të marrë të tjera përmasa këtë muaj dhe do të ktheni në të dashur një mik të vjetër. Po flasim për histori librash rozë! Shiheni mikun tuaj me tjetër sy dhe shijojeni

Author: Portali