Horoskopi i datës 2 korrik 2021

Dashi

Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni se nuk është gjithmonë e rëndësishme të jetosh me pasion për të qenë i lumtur. Do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mirë së bashku. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes asnjë limit.

Demi

Dita e sotme do jetë e mbushur me entuziazëm për të gjithë. Do i kushtoni shumë rëndësi jetës tuaj sentimentale dhe do e mbroni atë nga gjithçka. Pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë shumë më e ngrohtë dhe e bukur. Nëse jeni beqarë do keni disa takime, por duhet te marrin kohen e duhur për t’u njohur. Në punë do jeni luftarake dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të arrini atje ku keni dëshiruar. Do keni edhe mbështetjen e disa kolegëve të cilët do ua bëjnë rrugën edhe më të thjeshtë. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematike. Do i kuptoni gabimet që do bëni, por me vonesë.

Binjakët

Dita e sotme nuk ka për të qenë aspak e mirë. Herë pas here do gjendeni edhe në vështirësi. Ju të dashuruarit do bëni disa gabime të pafalshme dhe atmosfera do bëhet elektrizuese. Partneri nuk do jetë i gatshëm t’ju falë kollaj kështu që përgatituni për një periudhë aspak të qetë. Ju beqarët do përballeni me surpriza të shumta dhe do e gjeni më shpejt sesa mendonit princin tuaj të kaltër. Gjithçka për ju do jetë plot ndriçim. Në punë do gjendeni herë pas here përballë sfidave të vështira dhe nuk do dini çfarë të bëni. Gjendja financiare do mbetet delikate edhe për disa kohë. Mos kryeni në asnjë moment shpenzime të mëdha sepse do pendoheni për gjithë jetën.

Gaforrja

Do jeni mjaft entuziastë dhe dinamikë gjatë gjithë kësaj dite kështu që gjërat do ju ecin përgjithësisht mirë. Për ju të dashuruarit, edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë, nuk do të thotë se do keni probleme me partnerin. Çdo gjë do shkojë ashtu si duhet ndërkohë që ambienti do jetë i qetë. Ju beqarët duhet të përdorni të gjitha armët që zotëroni nëse doni ta bëni për vete dikë. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha pozitive të cilat do ju bëjnë t’i shihni gjërat më me optimizëm. Mund të ngriheni edhe në detyrë. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm nëse doni që nesër të blini edhe disa objekte të veçanta për shtëpinë.

Luani

Gjate kësaj dite duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje personit që keni në krah sepse përndryshe ka për t’iu ikur nga duart. Mos i lejoni as miqtë më të ngushte të ndërhyjnë në jetën tuaj sentimentale. Me partnerin diskutoni hapur dhe bëni ato qe do iu duken më të përshtatshme. Ju beqarët nga ana tjetër do ndikoheni shumë nga opinionet e miqve për të zgjedhur një person dhe ky do jete gabimi më i madh. Në punë do filloni disa projekte të vështira, por që me pak mund do ia dilni mbanë. Situata financiare do jetë e vështirë. Më mirë ulni tani shpenzimet sesa të ngelni më vone pa asnjë para në xhep. Duhet të jeni më largpamës.

Virgjëresha

Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të mërziteni edhe me disa fjalë të të afërmve. Gjithçka do ndodhe për shkak te hormoneve. Duhet ta kontrolloni veten ju që jeni në një lidhje sepse përndryshe do keni telashe të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Ju beqarët do e kuptoni më në fund se keni rënë në dashuri me një mik të ngushte të fëmijërisë, por do keni druajtje t’ia shprehni ndjenjat. Në punë do përkujdeseni më shumë për projektet e kolegëve dhe mund t’i lini pas dore tuajat. Kujdes sepse më pas askush nuk do ju mbështesë ju. Në planin financiar nuk do keni përmirësime, por të paktën do arrini të mbani situatën e qëndrueshme.

Peshorja

Kjo ditë do jetë e qetë, por jo shumë e mirë. Në disa raste do ndiheni goxha të trazuar. Nëse jeni në një lidhje do keni ide të ndryshme nga partneri lidhur me disa çështje dhe kjo gjë mund të sjellë debate dhe mosmarrëveshje të shumta. Tregohuni më realiste dhe mundohuni t’i pranoni mendimet e tjetrit. Ju beqarët duhet të tregohen të matur dhe të bëni kujdes nga disa persona që duke ju ndihmuar me një çështje do iu joshin. Në punë duhet të jeni të qartë para se të hidhni çdo lloj hapi. Vendimet e mëdha merrini pasi se të konsultoheni me koleget tek të cilët besoni. Paratë do i mbani në gjendje të shkëlqyer dhe do i bëni pa frikë të gjitha investimet.

Akrepi

Sot nuk do ju punojë truri shumë mirë dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse keni tashme një lidhje do bëni çdo gjë që partneri juaj urren dhe kjo do ndeze debate. Autoritetin, intolerancën dhe meskinërinë ai nuk mund t’i tolerojë. Nëse jeni ende beqarë ka rrezik të afroheni me persona që nuk ju përshtaten aspak dhe nesër do ua bëjnë jetën më të turbullt. Në punë do punoni si makineri. Vërtet do ecni përpara, por nuk do kujdeseni për detajet dhe nuk do përjetoni asnjë emocion. Buxhetin serish nuk do arrini dot ta mbani nën kontroll. Do bëni gabime të pafalshme me to.

Shigjetari

Sot do doni të eksperimentoni dhe të provoni gjëra të reja. Shpesh do jeni si një vullkan gati për të shpërthyer. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse mund të keni pak kohë, sot do kaloni momente shumë të bukura. Do ndani me partnerin edhe disa sekrete që do ju bashkojnë akoma më shumë. Ju beqarët nuk duhet të keni zili të tjerët, por duhet të bëni përpjekje për ta afruar pas vetes personin që pëlqeni. Çdo metodë lejohet, mjafton të arrihet qëllimi. Në punë do arrini më shumë nëse bashkëpunoni me kolegët tuaj. Financat do jenë normale. Mundohuni të jeni të logjikshëm me shpenzimet dhe situata do mbetet e mirë.

Bricjapi

Kjo ditë do jetë herë pas here e trazuar për ju. Do ndesheni me persona intrigues e ziliqarë që do ua prishin humorin. Do keni edhe disa debate me njerëzit e afërt. Nëse jeni në një lidhje duhet të qëndroni pak më shumë kohë me partnerin tuaj dhe madje të provoni edhe eksperienca të reja së bashku. Vetëm kështu do e mbani larg rutinën dhe mërzinë. Ju beqarët ka shumë gjasë ta gjeni personin e përshtatshëm në rrethin familjar të disa miqve. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe do programoni gjithçka përpara se të veproni. Kjo do shmangë të papriturat e pakëndshme. Financat në shumicën e kohës do jenë goxha delikate. Mos u nxitoni kur të kryeni çfarëdo lloj shpenzimi.

Ujori

Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe gëzimin do ua transmetoni edhe të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar vetëm momente pozitive dhe të mbushura me gëzim. Momentet pasionante shpesh do jenë goxha të forta. Në punë do dini si ta joshni dikë dhe mbrëmja ka për të qenë plot ngjyra. Rrahjet e zemrës do shtohen si kurrë ndonjëherë më parë. Në punë do i bëni gjërat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgjë. Gjithçka do ju ecë perfekt. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes edhe pse në fakt gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.

Peshqit

Dielli do ju bëjë më të vendosur sot dhe plot vullnet për të çuar deri ne fund projektet që keni nisur. Ju të dashuruarit mund të keni disa grindje të vogla me partnerin për shkak të largësisë që ai ka filluar t’iu mbajë. Mundohuni ta sqaroni gjithçka me qetësi dhe do gjeni zgjidhjet e duhura. Ju beqarët do jeni të turpshëm dhe sërish do e keni të vështirë t’i shprehni pëlqimet. Disa miq do ju ndihmojnë. Në punë do arrini rezultate edhe më të mira nga sa keni menduar. Objektivat do i përmbushni dhe do merrni vlerësime. Shpenzimet mundohuni t’i kryeni pak nga pak nëse nuk doni që t’iu fillojnë problemet. /dritare.net

Author: Portali