Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2021: Luani dhe Virgjëresha

Luani

Ky mund të jetë një muaj i lavdishëm, pasi Afërdita dhe Marsi do të jenë të dy në Luan në korrik dhe do të takohen më 13 korrik. Do të jetë ditë e martë, por fundjava që i paraprin takimit (10-11 korrik) duhet të jetë mjaft hyjnore për ju – mund të ndieni se ka një atmosferë romantike elektrike, magnetike që ju mbështjell. Beqarë ose në marrëdhënie, vargu i ditëve nga 10 deri në 13 korrik duhet të jetë fantastik për dashurinë.

Do të keni një periudhë më të gjatë për argëtim dhe dashuri – Afërdita do të jetë në Luan deri më 21 korrik ndërsa Marsi deri më 29 korrik. Teksa i keni të dy planetët që shkëlqejnë në Luan, zgjidhni diçka të re në garderobë, kërkoni diçka tjetër, prerje elegante ose zgjidhni një aromë për sezonin e ardhshëm.

Hëna e re më 9 korrik do të shfaqet në shtëpinë e dymbëdhjetë të pushimit dhe reflektimit. Javët e ardhshme janë të destinuara për të ëndërruar për ditëlindjen. Planifikoni disa hapa që mund të ndërmerrni dhe që mund të fillojnë ta realizojnë atë ëndërr. Urani do t’ju sjellë një surprizë të lumtur dhe nuk do ta prisni.

Hëna e plotë më 23 korrik do të sjellë kulmin në një marrëdhënie të ngushtë që do të thotë shumë për ju. Kjo aleancë mund të jetë dashuria ose një person me të cilin punoni në biznes.

Virgjëresha

Është koha të argëtohemi pak, e dashur Virgjëreshë. E dimë që e vështirë për ju të lini përgjegjësitë, por këtë muaj, merrni pak kohë për t’u shoqëruar dhe për t’u rilidhur me miqtë. Hëna e re më 9 korrik do t’ju ndihmojë të motivoheni që të shihni të tjerët dhe të zbuloni se çfarë kanë bërë teksa keni qenë kaq të zënë. Virgjëresha është një shenjë e bujarisë dhe shërbimit ndaj të tjerëve, kështu që kjo Hënë e re gjithashtu mund t’ju japë mundësinë të dilni vullnetarisht për një bamirësi në kohën e lirë, për të ndihmuar ata në nevojë.

Plutoni, aktualisht i vendosur në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë, do të kundërshtojë Hënën e re. Kjo sugjeron që personi me të cilin po dilni ose jeni në një marrëdhënie, ose ndoshta një nga fëmijët, mund të ndihet i lënë pas dore dhe t’ju kërkojë më shumë vëmendje.

Afërdisa e bukur dhe Marsi do të kenë një takim të rrallë shtëpinë e dymbëdhjetë të sekreteve. Kjo sugjeron që mund të tundoheni të flirtoni dhe të përfshiheni ngushtë me dikë që njihni nga puna. Ju ose ky person mund të mos jetë i disponueshëm. Kimia mes jush mund të jetë e fortë. Ju jeni një nga shenjat më etike – nëse tundoheni, mendoni dy herë.

Hëna e plotë më 23 korrik do të bjerë te Ujori, shtëpia e gjashtë e punës dhe shëndetit. Duhet të tregohen i të kujdesshëm për veten. Keni tendencën të merrni shumë përgjegjësi mbi supe dhe do të duhet t’i jepni vetes një pushim herë pas here në mënyrë që të mund të jeni të freskët.

Ju duhet të kontrolloni për saktësinë dhe të kapni detajet që të tjerët mund të mos i vënë re. Përsëri, kjo është pika juaj e fortë, e dashur Virgjëreshë, por vetëm sepse mund ta shtyni veten për të bërë gjithçka nuk do të thotë se duhet. Kërkoni ndihmë.

Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, tani te Peshqit, duke zbukuruar shtëpinë e martesës, do të shkojë përsëri tek Ujori më 28 korrik, duke ju ndihmuar të shkëlqeni me projekte pune. Nëse i organizoni gjërat para kohe (jemi të sigurt që do ta bëni), do të vlerësoheni dhe ndoshta do t’ju jepet një bonus për punën e palodhur. Paratë duket se vijnë tek ju.

Jupiteri do të kthehet në sektorin e martesës në vitin 2022 (29 dhjetor 2021 deri më 10 maj 2022 dhe përsëri nga 28 tetori deri më 20 dhjetor 2022), kështu që mund të martoheni gjatë një prej kohërave më të shkëlqyera të mundshme vitin e ardhshëm, nëse nuk e keni bërë tashmë nga 13 maj deri më 28 korrik 2021.

Mundësia për të jetuar ose për t’u martuar është shumë e madhe vitin e ardhshëm.

Author: Portali