3 shenja horoskopi që vendosin të martohen sa hap e mbyll sytë

Ka çifte që qëndrojnë të lidhur për vite të tëra dhe s’e konsiderojnë fare martesën, ashtu siç ka të tjerë që takohen sot dhe pas 5 ditësh, shpallin fejesën.

Çfarë ndikon tek kjo?! Shumë gjëra, por mbi të gjitha shenja juaj e zodiakut. Ka disa shenja si përshembull, Akrepi, Virgjëresha apo Demi që i marrin me qetësi marrëdhëniet dhe analizojnë shumë faktorë para një vendimi, ndryshe nga 3 të tjerat që do të përmendim më poshtë.

#1. Dashi

Uhh! Temperamenti i një Dashi është zjarr dhe s’po ju themi diçka të re. Ata nuk presin dot gjatë për të marrë vendime. Duan të levizin dhe ndryshojnë shpejt, sepse vetëm kështu marrin emocione nga jeta. Mund të mësoni brenda një nate që janë fejuar dhe s’ka pse t’ju habisë fare lajmi. Dashët nuk janë nga ata që i thonë shokëve apo familjarëve t’i marrin gjërat me qetësi sepse ky është një vendim i madh. Nëse ata e ndjejnë se janë të dashuruar, hapi tjetër logjik i çon drejt fejesës.

#2.Gaforrja

Gaforrja është një nga shenjat më të dashura, kështu që ideja e rehatisë dhe ndjenjës “si në shtëpi”, e intrigon shumë. Gaforret njihen gjithashtu për sigurinë dhe përfshirjen në  një marrëdhënie. Shumica prej tyre kanë ëndërruar gjithë jetën për një martesë.

Nëse ndjejnë se ai/ajo është partneri i duhur, nuk presin gjatë për një dasmë, fëmijë dhe shtëpi të madhe me oborr.

#3. Luani

Luanët vdesin të jenë qëndra e vëmendjes. Dhe vëmendjen më të madhe e merr padyshim ditën e dasmës, prandaj me shumë gjasa ata s’mendohen 2 herë për të tilla vendime. Luanët janë pasionantë, besnikë dhe shumë bujarë, kështu që cilësi të tilla do të reflektohen edhe më mirë gjatë kohës që ai/ajo përgatit gjithë emocion ditën e madhe.

Author: Portali