Horoskopi i datës 8 korrik 2021

Dashi

Sot kredoja juaj do jetë të përfitoni sa më shumë nga çdo moment për të folur hapur e pse jo për t’iu dhënë zgjidhje problemeve. Neptuni do ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift. Do keni goxha vështirësi kështu që mundohuni të ruani qetësinë. Ju beqarët do fiksoheni shumë pas dikujt që nuk ka asnjë vlerë. Bëni kujdes sepse jeni ju qe do vuani më tepër. Në punë mirë është të diskutoni njëherë me shefat para se të ndërmerrni një hap sepse nesër ata mund t’iu kritikojnë. Buxheti do kalojë peripeci. Do keni një dëshirë të shfrenuar për të shpenzuar pa kufi dhe nuk do ndaleni asnjë çast.

Demi

Sot do jeni edhe më kokëfortë dhe nuk do doni që askush t’iu kundërshtojë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni shumë të duruar dhe të matur. Shume shpejt do vijnë edhe momentet që mezi po i prisni. Për ju beqarët mund të jete edhe sot dita e shumëpritur. Shikoni me kujdes kudo që shkoni sepse mund ta gjeni atë që po kërkonit. Në punë idetë do i keni të mira, por duhet të ndiqni disa hallka për t’i realizuar. Duhet patjetër t’ua tregoni edhe eprorëve sepse përndryshe ata nuk do iu japin të drejtën për të vazhduar. Në sektorin financiar do dini t’i organizoni shumë mirë gjërat dhe do vendosni stabilitet. Mos prisni të pasuroheni menjëherë.

Binjakët

Gjatë gjithë kësaj dite do ju duket sikur vetëm ju keni të drejtë dhe mund të bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje xhelozia do arrijë kulmin. Kujdes sepse pasojat mund të jenë shumë negative dhe mund të sjellin probleme që as i kishit menduar. Ju beqarët, falë planetëve, nuk do e keni ambientin e duhur për te dashuruar. Bëni dhe pak durim dhe ruani optimizmin. Në punë do jeni vërtet të ngarkuar dhe do lodheni shumë. Shumicën e kohës stresi do ju shoqërojë. Neptuni do sjellë gabime dhe pështjellim në planin financiar. Ky nuk është momenti i përshtatshëm për të bërë shpenzime të mëdha.

Gaforrja

Optimizmi dhe pozitivizmi do ju shoqërojë çdo moment sot dhe do tërhiqni simpatinë e të gjithëve. Edhe pse planetët nuk do jenë të vendosur shumë mirë në qiellin tuaj të dashurisë, ju do bëni çmos të ruani një klimë të qetë dhe të ngrohtë. Ju beqarët doni vërtet të binin në dashuri, po do keni edhe frikë nga ajo që do iu presë. Gjithsesi sot do keni takime për të cilat ia vlen të rrezikoni. Në punë do bëheni aleat me një koleg që ka shumë njohuri dhe do arrini më lart nga sa keni menduar. Merkuri do të influencoje tek financat. Ai do iu bëjë më inteligjentë dhe më të kujdesshëm me menaxhimin e tyre.

Luani

Do jeni shumë të përgjegjshëm gjatë kësaj dite dhe të gjithë do ju marrin si shembull. përgatituni për të dhënë edhe këshilla. Nëse keni një lidhje do i thoni “po” stabilitetit në jetën tuaj. Edhe pse ju ka pëlqyer gjithmonë të jeni joshës dhe të shihni edhe të tjerë, duhet të ndryshoni sa nuk është ende vonë. Ju beqarët do keni frikë te krijoni një lidhje serioze dhe nuk do pranoni asnjë ftesë për takim. Në punë do përshtateni me çdo koleg që do ju kërkohet të bashkëpunoni dhe do dini si t’i zgjidhni edhe situatat e sikletshme me të cilat do ju duhet të përballeni. Për të mos pasur probleme financiare mos e hapni menjëherë portofolin dhe të shpenzoni, por tregohuni të matur. Vetëm kështu nuk do keni probleme.

Virgjëresha

Dëshira juaj e papërmbajtur për pavarësi, liri dhe hapësirë nuk do pritet shumë mirë. Bëni kujdes sepse po gabuat do keni pasoja. Edhe nëse keni një lidhje do kërkoni më shumë liri. Veproni me delikatesë dhe pa vënë ne rrezik lidhjen që keni krijuar sepse përndryshe nuk i duhet ku mund t’iu çojë rrjedha. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me risi dhe emocione pa fund. Nuk do ketë dashuri me shikim të parë, por pëlqime do ketë me shumicë. Në punë do jeni tej mase të motivuar dhe do provoni edhe gjëra që më parë nuk keni guxuar. Ritmi do jetë i shpejtë dhe do ndiheni më mirë. Financiarisht do përballeni me një dite të vështirë. Gjithsesi Urani do iu ndihmojë ta koloni me lehtësi gjithçka.

Peshorja

Gjatë kësaj dite, pavarësisht si do ju rrjedhin gjërat ju nuk do ndaleni së bëri atë që dëshironi. Gjithmonë do dëgjoni zemrën më shumë se arsyen. Për ju që jeni në një lidhje do ketë disa konflikte të vogla, por që do rregullohen sa hap e mbyll sytë. Pasditja do shkojë disi më mirë. Ju beqarët do bëni një kthesë të rëndësishme në jetën tuaj. Reflektoni mirë dhe bëni atë që ju thotë zemra. Në punë duhet të ruani përherë qetësinë dhe të veproni me takt. Në këtë mënyrë nuk do keni aspak probleme. Nëse kishit menduar për një projekt i cili kërkon goxha para do e realizoni, por shpenzime të tjera nuk duhet të bëni.

Akrepi

Sot do jeni shumë të ndjeshëm ndaj atyre që të tjerët do thonë për ju dhe në disa momente do mërziteni tej mase. Ju të dashuruarit duhet të jeni më të hapur ndaj dialogut në mënyrë që çdo gjë të shkojë më së miri. Mbrëmja do jetë e nxehtë. Për ju beqarët kjo ditë nuk do jetë e lehtë për t’u kaluar. Do jeni kontradiktorë me ato që thoni. Herë do pëlqeni aventurat dhe herë një lidhje serioze. Sqarohuni njëherë me veten tuaj. Në punë keni nxjerrë mësime nga e kaluara dhe nuk do i përsëritni më ato. Me bashkëpunëtorët do keni një marrëdhënie edhe më të ngrohtë. Urani do të ndikojë tek financat dhe do vendosë një ekuilibër.

Shigjetari

Do jeni përgjithësisht me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe gjithmonë gati të mbështesni dhe të ngrini moralin e personave që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje, dialogu nuk do reshtë kurrë dhe do ndani çdo mendim me partnerin. Fjalët e ëmbla dhe gjestet e ngrohta do shtohen. Nëse jeni beqarë do keni shumë sukses në dashuri edhe pa u munduar gjatë. Ka mundësi që me personin që do afroheni të ndani përvoja jete të njëjta. Në punë ka mundësi t’iu bëhet një propozim për një projekt jashtë shtetit. Mirë është që gjithçka ta diskutoni në një darkë jashtë. Për financat mos u shqetësoni sepse Venusi do ua lehtësojë goxha gjërat.

Bricjapi

Mundohuni të ruani sa më shumë gjakftohtësinë gjatë kësaj dite sepse mund të vendoseni edhe para sfidave të vështira. Nëse keni një lidhje Yjet do ju bëjnë më autoritarë ndaj partnerit. Gjithsesi ai nuk do e marrë për keq këtë dhe do aprovoje të gjitha vendimet që do merrni ju. Mos përfitoni nga situata për tu kthyer në një tiran. Ju beqarët do e gjeni sot dikë interesant, por gjithsesi mendohuni mirë para se të vendosni për një lidhje serioze. Në punë do bëni mirë të bashkëpunoni me kolegët dhe të ndani eksperiencat sepse keni për të arritur më lart. Bëni kujdes me financat të cilat do vijnë duke u pakësuar. Merrni masat e duhura sa pa qenë vonë.

Ujori

Saturni do iu japë idetë e duhura si të dilni nga problemet ku jeni futur. Do zgjidhni me të vërtetë shumë telashe. Nëse keni një lidhje, dëshirat tuaja më të zjarrta edhe mund të realizohen duke parë pozicionin e mirë që ka Plutoni. Partneri do iu përkëdhelë më tepër se kohët e fundit. Nëse jeni beqarë, përpjekja që do bëni për të joshur dhe për të gjetur personin ideal do të japë më në fund frytet e veta. Në punë shumicën e kohës do hezitoni të hidhni hapa edhe pse e dini se keni të drejtë dhe mund të realizoni çdo gjë si duhet. Me buxhetin gjërat nuk do ecin shumë mirë. Kjo do iu bëje të tregoheni edhe më të matur me shpenzimet.

Peshqit

Kreativiteti juaj do jetë shumë i zhvilluar sot falë Marsit dhe Venusit. Do mundoheni gjithmonë të bëni më të mirën. Dielli do ua bëjë ditën më të lehtë dhe më të bukur ju të dashuruarve. Jeta në çift do jetë edhe më harmonike dhe më e ngrohtë. Ju beqaret duhet të përgatiteni për një takim shumë të rëndësishëm. Kujdesuni pak më shumë për pamjen që ta tërhiqni edhe më tepër atë që do keni afër sigurisht duke mos e ekzagjeruar. Në punë fati do ji buzëqeshë. Do e keni më të lehtë të arrini objektivat dhe do lidhni kontakte të reja që do ju ndihmojnë edhe më vonë. Xhepat do ju boshatisen pasi do shpenzoni pa limit dhe pa menduar për të nesërmen. /dritare.net

Author: Portali