Sa herë ju ka ndodhur që të bëni një shaka mes miqsh dhe të përballeni me dy sy që nuk qeshin kurrë, një fytyrë serioze që duket sikur ka marrë lajmin më të vështirë të jetës së tij, saj?
Mos e kërkoni fajin tek vetja apo batuta që sapo bëtë, por tek shenja e horoskopit. Pikërisht siç e lexuat, yjet janë ato që përcaktojnë tiparet e karakterit të një personi përfshirë këtu edhe sensin e humorit, dhe atë të seriozitetit. Duke u ndaluar tek ky i fundit, mund t’ju themi me plot gojë që 3 janë shenjat më serioze të horoskopit që nuk u qesh buza kurrë dhe duket sikur janë gjithë kohën në ankth. Jeni dhe ju një prej tyre, zbulojeni më poshtë:
1.Bricjapi: Bricjapi njihet si një ndër shenjat më të organizuara të zodiakut, por në të njëjtën kohë edhe një nga ato shenja që nuk e pranon lehtë shakanë dhe të bërit humor. Serioziteti i saj arrin deri në atë pikë sa të keqinterpetojë çdo batutë dh eta marrë si një sulm personal. Edhe pse është një shenja shumë karizmatike, Bricjapët e humbasin këtë veçori në momentin që bien pre e provokimeve dhe lejojnë gjaknxehtësinë të flas në emër të tyre.
2.Akrepi: Njihet si një shenjë e cila e ka humorin pak të zi. Ata nuk janë të këqinj, por në shumicën e rasteve humori i tyre mund të ofendojë njerëzit pranë tyre. Akrepat duan të shohin pasiguri te të tjerët, pasi e kanë mbrojtjen më të mirë. Në shumicën e rasteve i marrin gjërat më shumë seriozisht se duhet, pasi mendojnë se edhe të tjerët po luajnë me ta.
3.Peshqit: Peshqit janë shenja më e ndjeshme e horoskopit, por në të njëjtën kohë edhe ndër më seriozët e zodiakut. Nuk qeshin direkt me ndonjë shaka që bën dikush, pasi mendojnë se mund të jetë diçka serioze. Nëse kanë kaluar një periudhë jo të mirë, e kanë të vështirë t’i marrin lehtë gjërat.