Horoskopi javor, 26korrik deri 1 gusht 2021

Dashi

Qielli është mjaft i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Në këtë moment do të jeni të karikuar me energji dhe do të keni raporte të mira me të tjerët, por edhe në dashuri. Edhe historitë e reja janë mjaft të favorshme, ndaj mund të guxoni lirisht.

Demi

Keni kaluar ditë në të cilat energjia ka qenë e pakët, por më në fund do të vijë rikuperimi. Me kalimin e ditëve, situata do të vijë duke u përmirësuar. Në dashuri do ju duhet të prisni edhe pak për të zgjidhur problemet.

Binjakët

Më në fund do të nisë rikuperimi, pas disa ditësh kur jeni ndjerë të rënë moralisht. Për të zgjidhur disa çështje të punës, bëni mirë që ti referoheni një profesionisti. Vjeshta dhe dimri parashikohen të mbushura me më shumë kënaqësi.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do të ndiheni të përhumbur në mendime dhe në reflektime. Kjo vlen edhe për ata që kanë një lidhje që zgjat prej kohësh, ku do të vendosen para zgjedhjes nëse duhet të vazhdojnë ose jo. Pasditja do të jetë e lodhshme, ndaj bëni mirë që të mos lodheni shumë.

Luani

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar për gjithë ata që janë në një lidhje të qëndrueshme e cila zgjat. Ndërkohë të tjerë priren që të mos iu kushtojnë të tjerëve shumë vëmendje dhe kjo gjë mund t’iu kthehet kundërt. Momente të kënaqshme pritet të sjellë fillimi i shtatorit.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do të jeni të shqetësuar për një person i cili ju tensionon. Megjithatë yjet parashikohet që të jenë pozitive. Edhe sfera profesionale do të ketë vetëm përmirësime.

Peshorja

Ju pret një ditë me luhatje të ndjeshme, e cila do të jetë nën ritmin e duhur. Problematikat kanë të bëjnë kryesisht me punën, ku jo çdo gjë do të ecë sipas planeve tuaja. Mundohuni që të kaloni një mbrëmje të qetë.

Akrepi

Gjatë kësaj të diele do të keni dëshirë për të dashuruar dhe për t’u rikthyer në lojë. Së fundmi keni pasur shumë tensione dhe diskutime me njerëz të ndryshëm, edhe në familje. Më në fund do të ketë rikuperim.

Shigjetari

Dita do të nisë me ritëm të ngadaltë, ku me gjasë do të ketë tension, por gjërat do të përmirësohen. Bëni mirë që të bëni gjëra me qetësi dhe të shmangni diskutimet. Në punë do të ndjeni nevojën për t’ia nisur nga e para dhe për t’u rikthyer në lojë, shkruan noa.al.

Bricjapi

Kjo e diel do të jetë përgjithësisht e qetë, pas një periudhe konfuze që keni kaluar. Lajme të mira parashikohen për të lindurit e kësaj shenje. Lidhur me dashurinë mund të ndryshoni mendim.

Ujori

Ju pret një ditë pozitive gjatë së cilës gjërat do të vijnë drejt përmirësimit. Gjatë kohëve të fundit keni pasur probleme dhe diskutime në raport me të tjerët, por gjërat tashmë do të përmirësohen. Në dashuri dhe në sferën financiare, duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Peshqit

Do të ndjeni dëshirën për tu larguar dhe të eliminoni çdo gjë që nuk iu përshtatet dhe gjithë ata persona që nuk i vlerësoni më. Kjo gjë vlen sidomos sa i takon punës, ku do keni mundësi që t’iu përkushtoheni projekteve të reja.

Author: Portali