Horoskopi i muajit gusht: PESHORJA dhe AKREPI

Nga PAOLO FOX

PESHORJA: Nuk keni kohë për pushime, pasi e keni mendjen vetëm te projektet e reja që duket se po nisin mbarë. Edhe pse në të kaluarën keni pasur vështirësi, të gjitha mund të kapërcehen.

Ky do të jetë një muaj që do të lërë gjurmë pozitive. Do ta keni më të lehtë të krijoni kushtet e duhura për aktivitetin tuaj. Shkrimtarët dhe artistët do të jenë shumë krijues falë ardhjes së Venusit në shenjën tuaj në datën 16. Do të hidhni hapa të rëndësishëm deri në tetor. Nëse vitin e kaluar nuk arritët të firmosnit një marrëveshje apo keni pasur vonesa, intuita do t’ju tregojë se çfarë do të ndodhë. Dhjetë ditët e fundit të muajit janë të favorizuar studentët dhe bashkëpunimet e reja.

Venusi në shenjën tuaj do të sjellë plot lajme të reja, sidomos kur Saturni po ashtu të vijë në shenjën tuaj dhjetë ditët e fundit. Peshoret do të jenë gati të zgjidhin çdo keqkuptim të së shkuarës. Më mirë mendoni se çfarë dëshironi.

Do të kërkoni më shumë në marrëdhënien tuaj, pa kurrfarë droje. Kur yjet janë kaq pozitivë, atëherë  edhe ata të vetmuarit apo ata që sapo janë ndarë do të futen në lojë. Mundësitë për të njohur dikë vërtet intrigues janë të mëdha. Njohje të reja në datat 20 dhe 22. Ka nisur një fazë e mirë, në të cilën keni lënë pas dyshimet.

Venusi kalon kalimthi në shenjën tuaj dhe gjithë kjo periudhë do të jetë e bukur. Pas datës 20, Saturni favorizon të gjitha kurat dhe ju dhuron një rezistencë fizike më të madhe. Terapitë premtojnë shumë. Do t’ju shkëlqejë fytyra gjatë gushtit.

AKREPI: Pas korrikut, i cili ishte shumë i lodhshëm, gushti premton të jetë më i qetë, gjë që do të thotë se punët më të rëndësishme lërini pas datës 11. Disa nga ju do të zgjidhin problemet me një ish-ortak ose bashkëpunëtor. Do të mbyllet një etapë e rëndësishme në jetën tuaj. Për shkak të Saturnit, Uranit dhe Jupiterit do të ndiheni disi nervozë për ndonjë vonesë në planet tuaja.

Do të hezitoni sa herë që do të bëhet fjalë për para. Ata që duan të blejnë shtëpi apo pronë, duhet të pyesin mirë para se ta hedhin këtë hap. Problemet sociale vazhdojnë që prej vitit të kaluar, s’do ta keni të lehtë t’i ekuilibroni gjërat. Të rinjtë në kërkim të një pune do të marrin lajme të mira. Çdo sfidë duhet zgjidhur me maturi.

Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm në fushën sentimentale. Duhet të reflektoni se cilat janë raportet vërtet të rëndësishme. Nuk pranoni më kompromise në një lidhje. Kush nga ju do të përjetojë diçka kalimtare apo një aventurë, Venusi dhe Marsi ju ndihmojnë dhjetë ditët e para të muajit. Kush ka vuajtur me lidhjet e mëparshme, e ka të vështirë të besojë sërish pa paragjykuar. Çiftet e martuara prej disa vitesh duhet të vendosin pikat mbi “i” në lidhje me çështjet financiare. Mos i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Beqarët i presin takime të reja dhe fantazia nuk ju mungon.

Kjo është një periudhë rimëkëmbjeje për të gjithë, ndaj nuk duhet të sforcoheni shumë, përndryshe do të përjetoni sërish atë ankthin që ju përndjek dhe që duhet ta kaloni. Pauzat e herëpashershme ju bëjnë shumë mirë. Dielli mbërrin në shenjën tuaj më datë 22 dhe ju do të ndiheni më të fortë për të vepruar, nuk do të mposhteni nga mendimet negative. Edhe më luftarakët kanë nevojë për pushim ndonjëherë.

Author: Portali