Horoskopi i muajit gusht: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Nga PAOLO FOX

SHIGJETARI: Situata astrologjie në fushën profesionale duket si e bllokuar ose debatet i keni shtyrë për më vonë. Ose nuk po bëni përpara për shkak të pushimeve, ose një marrëveshje apo projektet kanë nevojë për ide të reja.

Jupiteri vazhdon është në prapavijë në shenjën tuaj, ja përse nuk do të arrini dot të nisni gjëra të reja. Përvoja juaj është e gjatë dhe doni të arrini larg, por gjithnjë ju pengon diçka. Gushti nuk është muaji i duhur për të debatuar apo për të marrë vendime të rëndësishme, sidomos datat 23 dhe 24, kur do të ndieni nevojë për të çuar gjithçka në djall. Duhet durim, qetësi dhe gjakftohtësi. Ndoshta është më mirë që gjithë muajin të pushoni dhe të përmirësoni gjendjen psikofizike.

Tensionet do të rriten shumë edhe në datat 2 dhe 3, të cilat do të jenë më të lodhshme. Nëse keni një lidhje që nuk po shkon mirë, mos bini pre e provokimeve. Nuk po ndiheni të lirë që bëni çka dëshironi dhe planetët po ju kufizojnë shumë. Kujdes nga debatet më datë 11 dhe 17. Do të përjetoni emocione të veçanta me një person të lindur në shenjën e Peshores ose të Luanit.

Zemrat e vetmuara i këshilloj të dashurohen pa kërkuar garanci për të ardhmen, pasi fundi i muajit do të ketë surpriza. Edhe debatet në lidhje me financat s’do të mungojnë. Gjërat i nisni me një entuziazëm të madh, por diku rrugës humbisni. Kush është në kërkim të një shtëpie, do të vonojë ta gjejë.

Ky gusht do të sjellë forcë, por edhe lodhje. Kushtojuni vetëm pushimeve dhe mos bëni asgjë tjetër. Për shkak të mungesës së gjumit do të ndiheni nervozë, por mënyra juaj e ushqyerjes lë për të dëshiruar. Në periudhën 23-31 bëni shumë kujdes.

BRICJAPI: Muaji gusht do të nisë shumë mirë. Ky nuk do të jetë muaj pushimesh, përkundrazi dy javët e para do t’ju jepen mundësi të mira për të nisur diçka të rëndësishme në fushën profesionale. Marsi, Venusi dhe Urani luftojnë kundër Plutonit dhe Mërkurit që nis kalimin në datën 11 dhe Dielli i bashkohet në datën 22. Nëse keni ndër mend një projekt, gjërat janë në avantazhin tuaj.

Çdo pengesë do të kapërcehet si me magji. Raste shumë të favorshme që edhe të ardhurat tuaja të shtohen , edhe pse shpenzimet për shtëpinë janë të mëdha. Kush nga ju është në kërkim të diçkaje të re, duhet të nisë të kërkojë. Doni gjithmonë të bëni një lojë të sigurt, pasi kërkoni qëndrueshmëri edhe në nivelin profesional, por tani mund të guxoni më shumë.

Gushti do të nisë shumë bukur, sidomos dy javët e para në fushën sentimentale do të jenë të mbushura plot pasion. Edhe raportet e konsumuara prej kohësh, do të gjejnë entuziazmin e munguar. Çiftet e dashuruara mund të guxojnë edhe të bëjnë fëmijë nëse nuk kanë probleme psikofizike. Dy javët e dyta të muajit do t’ju befasojnë.

Bëni kujdes nëse jeni të lidhur me partnerë të shenjës së Peshqve, të Dashit apo të Gaforres, sepse edhe pse qëllimet janë të mira, polemikat nuk do të mungojnë. Kush nga ju nuk do të dashurohet, do të bëjë gabim. Datat 25 dhe 26 do të jenë disi të tensionuara. Lidhjet e krijuara gjatë gjysmës së parë të muajit do të konfirmohen në fund të tij.

Yjet sjellin disi nervozizëm gjysmën e dytë të muajit, pasi edhe energjitë tuaja do të bien. Keni nevojë të ushqeni mirë trupin dhe mendjen. Nëse do të bëni pushime, dy javët e para janë më të favorshmet. Gjeni një vend të qetë, pasi juve nuk ju intereson shumë sasia, por cilësia. E rëndësishme është të keni besim tek e ardhmja.

Author: Portali