Horoskopi i muajit gusht: UJORI dhe PESHQIT

Nga PAOLO FOX

UJORI: Ky muaj do të nisë me idenë për të mos shpenzuar shumë. Mërkuri dhe Deilli janë ende kundër shenjës suaj, ja përse disa nga ju do të shkurtojnë shpenzimet që kishin parashikuar për pushime. Mos lini shumë gjëra pezull. Nëse ju ofrohet një vend i ri pune, por keni dyshimet tuaja, mendojeni mirë para se të thoni “po”. Fundi i muajit është më i favorshëm për të ndërmarrë nisma të reja.

Herë pas here ndiheni të inatosur dhe rebel, gjë që përpiqeni ta fshihni përpara të tjerëve. Nëse dikush vitin e kaluar ju ka mbyllur një derë, këtë vit jeni ende të zemëruar dhe doni t’i tregoni se cilat janë të drejtat tuaja. Shtatori është më i favorshëm për t’u rikuperuar në çdo fushë. Datat 30 dhe 31 janë interesante dhe do t’ju dhurojnë emocione.

Kush është në kërkim të një lidhjeje të re, duhet të përfitojë nga ky muaj veror. Takime të reja në datën 16. Uroj që çiftet e martuara të gjejnë kurajën të flasin dhe të përballojnë gjërat që nuk shkojnë. Të vetmuarit mund të përdorin edhe rrjetet sociale për të njohur njerëz të rinj, edhe pse ju nuk i pëlqeni të tilla gjëra, pasi Ujorët preferojnë raportet ballë për ballë.

Ata që kanë kapërcyer problemet financiare, tani janë në kërkim të një shtëpie. Një qiell emocionues ky për njohjet e reja… Venusi ju mbështet plotësisht. Brenda jush do të zgjohet sërish besimi te dashuria, sepse zakonisht jeni të zhgënjyer.

Qielli i gushtit do t’ju dhurojë forcën që ju duhet për të kaluar me sukses dy javët e para të muajit, sidomos datën 9, e cila do të jetë më e vështira. Diskutimet për paratë nuk do të mungojnë. Forca që keni brenda vetes ju ndihmon të kaloni edhe gjendjet e rënduara emotive.

PESHQIT: Ndiheni në ankth për çka ju pret në shtator në lidhje me fushën profesionale. Fillimi i gushtit do të jetë shumë i tensionuar. Po kaloni një situatë konfliktuale. Ndoshta është diçka kalimtare, por e vështirë dhe gjithçka do të kulmojë në fund të javës së parë. Padrejtësitë ju bezdisin shumë. Nuk është momenti të ndërmerrni nisma që kushtojnë shumë.

Ka ardhur momenti t’i bëni të qarta gjërat. Kush nga ju ka një aktivitet privat, duhet ta shtrëngojë pak dorën, sidomos në datat 10, 11 dhe 17. Lodhja po ju mundon. Edhe pse punët duken të ngadalta, asgjë s’mund të bllokojë evolucionin tuaj të madh që ju pret në shtator. Në moment të fundit do të ndiheni të detyruar të gjeni një zgjidhje për gjithçka, por lajme të mira ju presin.

Edhe fusha e ndjenjave është e kushtëzuar nga kjo gjendje e tensionuar. Pjesa e parë e muajit do të shoqërohet me debate për të gjitha çiftet. Nëse keni marrëdhënie të paqarta apo të mbushura me dyshime, do t’i jepni fund. Nëse i lini gjërat pezull, do të bëni një gabim të madh. Nëse dashuritë me shikim të parë i shikoni si një ngushëllim, atëherë do të bëni një gabim edhe më të madh.

Planifikoni pushime të qeta, përndryshe do t’i shtoni probleme vetes. Mund të gjendeni në një vend apo në një situatë, ku s’do të donit të ishit. Bëni kujdes në vlerësimin e historive të reja të dashurisë. Hidhni hapa të rëndësishëm kur të jeni më të sigurt.

Forma juaj fizike nuk është edhe aq e mirë, pasi planetët janë kundër jush, sidomos Marsi që e bën gjendjen edhe më të ndërlikuar. Në vend që të jetë një muaj pushimi, do të jetë një muaj i mbushur me mendime për të ardhmen. Do të debatoni me familjarë për arsye nga më banalet. Tensioni do të shtohet në datat 16, 17, 23 dhe 24.

Author: Portali