Horoskopi ditor, e martë 10 gusht 2021

Dashi

Hëna gjallëruese në bashkëpunim me Saturnin do ju ndihmojë që të jeni më të përgjegjshëm në fushën e dashurisë. Jeni treguar shumë pak të mirëkuptueshëm me partnerin kohët e fundit, prandaj ka ardhur koha që t’i kushtoni vëmendjen e merituar edhe atij dhe t’i ktheni sërish besimin. Kujdes duhet të tregoni me studimet apo në punë, sepse përqendrimi juaj i ulët mund të shkaktojë disa probleme.

Demi

Horoskopi për sot me Hënën kundër jush, do ju shkaktojë disa probleme, përfshirë edhe ato fizike. Për t’iu kundërvënë këtij negativiteti ju do t’ju duhet të punoni shumë. Dhe falë Marsit dhe Venusit në favorin tuaj do të arrini të shpërbleheni me rezultate të mira. Disa vonesa pagesash do ju shkaktojnë stres dhe mërzitje, por merrini gjërat me qetësi.

Binjakët

Horoskopi ditor tregon se, pavarësisht harmonisë së mirë në familje apo në punë, dita juaj do të jetë e mbushur nga disa diskutime me temë nga e kaluara. Megjithatë diskutimet do të jenë të mirëpritura nga ana juaj dhe do të jeni në gjendje që për të kthyer përgjigjet e dobishme, pavarësisht se partneri do ta ketë të vështirë të pranojë se e ka gabim. Megjithatë në mbrëmje do të përjetoni aventura plot fantazi në çift.

Gaforrja

Yjet duket se favorizojnë mundësi të favorshme për të punuar dhe për këtë arsye ju keni përveshur mëngët dhe i jeni futur punës. Dielli në kuadraturë me Hënën, do ju angazhojë sot më shumë në përkujdesjen me qëllim mirëqenien e partnerit tuaj. Familja dhe dashuria janë në qendër të mendimeve tuaja sot dhe ky stabilitet ju ndihmon për të adresuar më mirë angazhimet.

Luani

Për sot horoskopi parashikon raste të rëndësishme favorizuese për punën, e cila do t’ju ndihmojë gjatë kësaj periudhe të vështirë ekonomike në të cilën Saturni në kundërshtim, ju ka zvarritur. Por me Hënën në shenjën tuaj suksesi bëhet më shumë i thjeshtë për të përballuar me qetësi çdo vështirësi.

Virgjëresha

Me Diellin i cili do të tregohet xhentil sot me ju duke ju ndihmuar do jua bëjë mjaft të lehtë për të zgjidhur sa hap e mbyll sytë edhe situatat më të komplikuara. Megjithatë Saturni në kundërshtim do bëhet pengesë për disponimin tuaj, ku problemet e së kaluarës do të kthehen në qendër të vëmendjes. Mendoni mirë arsyet tuaja para se të veproni, madje mund të kërkoni ndihmë edhe nga ndonjë i afërm tuaj tek i cili besoni.

Peshorja

Sot horoskopi ofron një të martë të qetë, ku nuk parashikohet asnjë surprizë e veçantë. Kjo do të jetë një ditë mjaft harmonike edhe pse do ketë pak keqkuptime në dashuri. Por në pjesën e dytë të ditës, fjalët e një miku do ju ndihmojnë të ndiheni më pak të vetmuar, pavarësisht se dashuria e të dashurve do bëjë që të pushtoheni nga ndjenja se ka diçka që ju mungon.

Akrepi

Hëna e cila është tërhequr nga ju sot do i lërë vendin disa debateve që do të diskutoni me partnerin tuaj, ose do përfundoni duke i shfryrë nervat me kolegët e punës. Do ndjeheni i mërzitur dhe i lodhur dhe nervozizmi juaj do ju shkaktojë shumë vonesa në punët tuaja. Mungesa e përqendrimit tuaj do të pengohet nga disa të papritura që do të bëjnë që ju të humbni shumë kohë dhe do ta keni të vështirë për të bërë diçka të mirë në këto kushte.

Shigjetari

Këtë të martë ju mund të llogarisni mbështetjen e Hënës, Saturnit, Marsit dhe Venusit, ç’ka do të thotë se nëse keni ndonjë dëshirë për të realizuar, sot është dita më e mirë për ta provuar. Por i favorizuar më shumë sipas parashikimit të yjeve do të jetë dashuria, lajm i mirë do vi sidomos për ata që janë duke kërkuar një marrëdhënie të qëndrueshme. Dielli gjithashtu do ju ndihmojë për të hedhur dritë në punë apo studime ku me njohuritë tuaja do ja dilni mbanë pas asnjë problem.

Bricjapi

Horoskopi për ditën e martë parashikon për ju që të mbështeni te një person i besuar për ju, i cili do të gjejë fjalët e duhura për t’ju ndihmuar juve të kapërceni momentet ku do të ndjeheni të pavendosur. Dielli dhe Mërkuri do ju tregojnë se mes dashurisë dhe miqësisë është një kuptim i bukur, ku të kënaqur me këtë harmoni, do të ndiheni të fortë dhe të vendosur.

Ujori

Një diskutim do të dëmtojë marrëdhëniet tuaja me dikë që e cilësoni si shumë të afërt. Është e vështirë për të kontrolluar fjalët në një çast zemërimi, por së shpejti ju mund të pendoheni për veprimet tuaja dhe nuk do arrini të besoni vetes se si mund të keni bërë apo thënë diçka pa menduar. Nëse nuk do e pranoni gabimin tuaj rrezikojnë të humbisni një lidhje që ka shumë vlerë për ju.

Peshqit

Një të martë të qetë kanë parashikuar yjet për të gjithë Peshqit që janë në një marrëdhënie. Angazhimet e punës janë fokusi i mendimeve tuaja sot, por do të ndjeni edhe nevojën për të thyer rutinën e përditshmërisë dhe të “arratiseni” për disa orë me personin tuaj të zemrës. Merkuri dhe Dielli do inkurajojnë takime dhe udhëtime, por lëvizja e parë duhet të bëhet nga ju.

Author: Portali