Horoskopi për datën 13 gusht nga Russell Grant

Dashi

Shumë njerëz mendojnë se kontributi juaj i fundit është i pavlerë, por mos i merrni kritikat për personale. Keni përballë njerëz që janë të frikësuar nga ndryshimi. Një person i zemrës do të ndihet i neglizhuar, ndaj duhet t?i jepni më shumë vëmendje.

Demi

Doni të punoni i pavarur, por kjo s?është e mundur se keni ende nevojë për eksperiencë. Jini i duruar dhe gjeni gjëra që ju japin kënaqësi. Dikush i afërt do t?ju bëjë fajtor për diçka, por mos e pranoni.

Binjakët

Jini të hapur të mësoni nga dikush që e keni antipati. Dikush që është më i ri ose nuk ka të njëjtin nivel arsimor me ju, mund t?ju japë mësime të vlefshme. Një problem teknik do t?ju prishi planin e ditës dhe duhet t?i njoftoni të tjerët.

Gaforrja

Mos i jepni paratë për hir të njeriut të zemrës. Mos bini viktimë. Nëse personi i zemrës nuk ju beson, do të ndiheni shumë të nënvlerësuar. Gjeni dikë që ka besim te ju.

Luani

Është e vështirë ta mbash jetën personale dhe profesionale të ndarë. Kur jeni me personin e zemrës kërkojnë vëmendjen tuaj të plotë. Mjaft kontrolluat telefonin edhe kur jeni në shtrat. Nëse po kërkoni një punë të re kërkoni te kompanitë e mëdha, një pozicion që do t?ju japë më shumë kohë për dashurinë apo hobet tuaja.

Virgjëresha

Një koleg po nënvlerëson progresin tuaj, se është xheloz. Në vend që të vetëmbroheni, vazhdoni bëni më të mirën tuaj. Askush nuk mund të ketë kundërshtime se jeni personi më i aftë në kompani.

Peshorja

Mos u merrni me ata që duan t?i injorojnë të gjithë. Një mik po mbështet te ju për të sajuar një histori, por mos u përfshini te ndonjë gënjeshtër. Edhe pse doni të mbroni mikun tuaj, nuk është e drejtë që viktimat të mbeten në errësirë. Jini të sinqertë!

Akrepi

Është koha të paguani kreditë tuaja. Nëse ju duhen më shumë para ndryshoni stil jetese ose kërkoni një punë tjetër. Dhe nëse gjendeni mirë aty ku jeni, atëherë kërkoni një rritje rroge.

Shigjetari

Nëse doni të nisni një projekt, duket ta mbështesni te të dhëna, kështu që duhet të bëni disa kërkime. Bashkëpunimi me një person me eksperiencë do të rrisë shanset tuaja drejt suksesit. Dëgjoni edhe njeriun tuaj të zemrës për ndonjë këshillë.

Bricjapi

Plani juaj i kursimit nuk do të arrijë qëllimin tuaj, kështu që duhet të bëni disa ndryshime. Ndonëse do të thotë që të hiqni disa shpenzime ekstra ose nisja e një pune të dytë. Do jetë e vështirë të arrini një marrëveshje me partnerin/ partneren.

Ujori

Dëgjoni para se të flisni, dikush me një personalitet të fuqishëm është i vendosur që të vazhdojë rrugën para. Mos u nervozoni kur pala tjetër kërkon t?ju nënvlerësojë. Miqtë tuaj kërkojnë më shumë vëmendje sesa i jepni. Jini të sinqertë kur ata duan të flasin për problemet e tyre.

Peshqit

Një rival po ju bllokon rrugën, pavarësisht sesa shumë përpiqeni është e pamundur t?ia dilni. Është më mirë të bëni një strategji, që ta mbani të fshehtë. Një punë që menduat se do ta fitonit jua, do t?i jepet dikujt tjetër. Por mos u shqetësoni se nuk do t?ju pëlqente të punonit atje.

Author: Portali