Horoskopi për datën 15 gusht nga Russell Grant

Dashi

Dikush në të cilin mbështeteni gjithmonë do të jetë i prirur të heqë dorë shumë lehtë këtë herë. Ju keni nevojë për ndihmën e tij në mënyrë që të përmbushni angazhimet që keni marrë së bashku. Ju i dini përparësitë tuaja dhe nuk do të hiqni dorë prej tyre. Tregojini se loja nuk ka përfunduar ende. Në fakt, vetëm sa ka filluar.

Demi

Po filloni të bëni pyetje në lidhje me të ardhmen dhe të shikoni mundësi të reja. Ju keni energjinë dhe entuziazmin për të lënë një përshtypje të mirë tek ata që janë në pushtet. Njerëzit po ju shohin që jeni duke dhënë maksimumin dhe që jeni shumë praktikë.

Binjakët

Jeni të vetëdijshëm se disa njerëz varen nga ju. Ju kurrë nuk do t’i zhgënjeni ata, por gjithashtu keni nevojë për më shumë kohë. Jeni duke shpresuar se ata do t`ju kuptojnë. Disa njerëz kanë filluar të presin shumë nga ju dhe nëse situata nuk ndryshon do të filloni të ndiheni të pakënaqur.

Gaforrja

Marrja me qetësi e një pune të vështirë ose një detyre të re është mënyra më e mirë për të provuar se jeni të denjë për këtë detyrë. Nëse keni nevojë të kërkoni ndihmë ose udhëzim, sigurohuni që ata në pushtet nuk e shohin këtë, pasi dikush do të nxitojë t’ju akuzojë se nuk jeni aq me përvojë sa mendonin.

Luani

Po pyesni veten nëse disa thashetheme që dëgjoni janë të vërteta. Bëni më shumë pyetje. Optimizmi mund t’ju ??shtyjë të ndërmerrni një rrezik të vogël. Nëse jeni duke menduar për udhëtimet, disa marrëveshje të mira po shfaqen.

Virgjëresha

Një koleg është shpesh manipulues. Versioni i tij i së vërtetës është shumë i ndryshëm nga i juaji dhe ky njeri po përdor pozicionin e tij për t’i bindur njerëzit t’i besojnë atij dhe jo juve. Dëshironi një punë që ju bën të lumtur dhe kërkimi i një të reje mund të duket se është përgjigja e vetme për këtë situatë.

Peshorja

Jini të durueshëm nëse kostoja e një udhëtimi është jashtë mundësive tuaja. Prisni për të kapur një biletë me ulje. Do takoni dikë që do ju ndihmojë në një detyrë të vështirë në të ardhmen. Mos harroni të testoheni ndaj Covid nëse do të udhëtoni jashtë vendit.

Akrepi

Po i bëni gjërat në një mënyrë paksa të ndryshme. Po përpiqeni të jeni më fleksibël ndaj nevojave të njerëzve të tjerë. Nëse dikush ka pyetje ju do ta inkurajoni që të dalë përpara dhe ju jeni të lumtur t’i diskutoni ato. Do të ishte gjithashtu mirë nëse të tjerët do të kuptonin që ju po punoni sa më shumë që të mundeni për të zgjidhur problemet.

Shigjetari

Lajmet që nuk kishit pritur të dëgjonit do të shkaktojnë pak zhurmë në shtëpinë tuaj. Ju po përpiqeni të jeni të duruar duke pritur që të lini një takim të rëndësishëm. Mund të ketë pak zhgënjim në lidhje me datën që do përcaktohet.

Bricjapi

Po përpiqeni shumë të miqësoheni me miqtë e partnerit tuaj pasi është e rëndësishme që t`ju pranojnë. Që puna të ecë më mirë do ju duhet të lexoni diçka më shumë. Mund t`ju marrë kohë, por në fund do jetë lehtësuese.

Ujori

Mund t’ju duhet të përballeni me disa gjëra të pakëndshme kur dikush që i besuat nuk ka qenë i sinqertë me ju. Kjo do të vijë si një goditje e vërtetë për ju kur të filloni të kuptoni se kjo marrëdhënie nuk do të jetë më e njëjtë përsëri. Interesimi juaj për një hobi të pazakontë do t’ju futë në një grup apo klub interesant.

Peshqit

Një projekt në grup do të jetë goxha i këndshëm. E kishit harruar se sa argëtuese mund të jetë kur miqtë që kanë një mendjen mblidhen bashkë. Ky bashkim do t`ju ofrojë një arratisje të vogël nga kufizimet e Covid-it. Aktivitetet në grup mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të fuqizuar.

Author: Portali