Dashi
Ju ndjeni një lidhje të fortë emocionale me dikë që ka një të shkuar të ngjashme me tuajën. Shumë herë, ju e kuptoni se çfarë po ndjen njëri-tjetri pa shkëmbyer asnjë fjalë. Është e natyrshme që të kërkoni këshillat e këtij shoku kur merreni me një të afërm problematik. Një luftë për epërsi do t’ju bëjë të trishtuar.
Demi
Duhet të konsideroni me kujdes çdo aspekt të një projekti që do të funksionojë në dobinë tuaj. Dikush që është i impresionuar nga qasja juaj e orientuar drejt detajeve, do t’ju ofrojë një detyrë të rëndësishme. Kur bëni një vlerësim, jepni vetes kohë shtesë për të përfunduar këtë punë. Mosmarrëveshjet mbi bindjet kulturore duhet t`i mbani për vete. Kritikat ndaj bindjeve të dikujt tjetër do të jenë të dëmshme. Është shumë më mirë të përqendroheni për të bërë një punë të mirë së bashku. Ju nuk keni nevojë të ndani të njëjtin kod etik për të prodhuar rezultate inovative dhe frymëzuese.
Binjakët
Aktivitetet financiare në lidhje me restorantet, pronat ose produktet shtëpiake do të jenë fitimprurëse. Nëse jeni duke kërkuar për një vend pune, aplikoni në këto fusha. Kur bëhet fjalë për fillimin e biznesit tuaj, ofroni shërbime dhe mallra që lidhen me aspektin emocional. Ju jeni akoma i mërzitur për diçka që përfundoi ca kohë më parë. Jepini vetes më shumë kohë për ta kaluar mërzinë. Bashkimi me një grup mbështetës do të jetë terapeutik. Një nga anëtarët do t’ju mësojë strategji të dobishme të përballimit të dhimbjes.
Gaforrja
Mos kini frikë të tregoni gjithçka që pëlqeni. Kur njerëzit shohin se sa me pasion ndjeheni për një temë, ata do të tërhiqen në anën tuaj. Të gjithë janë të lodhur duke iu bindur urdhrave nga dikush që është indiferent ndaj emocioneve të tij. Dikush po përpiqet t`ju reformojë. Jeni lodhur duke u kritikuar vazhdimisht për përfshirjen në një ves që ju pëlqen. Bëjini të qartë pakënaqësitë tuaja.
Luani
Ju ndjeni simpati të thellë për dikë që kohët e fundit ka pasur një pengesë. Bëni diçka të mirë për këtë njeri. Qoftë edhe një drekë të shijshme. Një përpjekje për të reformuar vendin tuaj të punës do të vijë. Duket sikur shumica është e kënaqur me status quo-në. Filloni të kërkoni një punëdhënës që inkurajon të menduarit krijues. Pasi të bëni disa hulumtime, do të gjeni një pozicion që është shumë më i dobishëm.
Virgjëresha
Një miqësi e fortë ju jep kurajo. Ju kurrë nuk keni qenë të sigurt për sharmin tuaj, por të dashurit e dinë. Dëgjoni këshillat e tyre dhe ndiqni një partner të mundshëm. Marrja e iniciativës do t`ju forcojë besimin tuaj. Jeni lodhur duke pritur që kërkuesit të afrohen tek ju. Xhelozia mund të zgjasë kokën e shëmtuar. Është koha për të ndërtuar besimin tuaj. Zhvilloni disa interesa, të cilat do t’ju bëjnë të qëndroni zgjuar natën.
Peshorja
Karriera juaj ju sjell stabilitet financiar. Ndiheni mirë kur krijoni një jetë të rehatshme për familjen tuaj, megjithatë mund të keni nevojë të ndryshoni fushën e punës. Jepini vetes leje për të ndryshuar profesionin, veçanërisht nëse puna juaj e tanishme ju sjell pakënaqësi. Bëni kujdes me reagimin tuaj për një çeshtje familjare stresuese. Të afërmit po kërkojnë drejtimin tuaj.
Akrepi
Udhëtimi në distanca të gjata do të jetë stimulues. Merrni një mik të mirë me vete. Do të kënaqeni të eksploroni së bashku dyqanet, restorantet dhe vendet me interes historik. Ky udhëtim do e forcojë ose dobësojë lidhjen tuaj. Një interes i madh për matematikën, elektronikën, biologjinë ose farmacinë do vihet në zbatim. Nuk keni pse nisni një rrugë të re karriere. Disa kurse ekstra mjaftojnë për të përmbushur kënaqësinë tuaj. Marrja vazhdimisht e informacioneve ju lumturon.
Shigjetari
Vështirësitë financiare janë rrugës. Në vend që të shpenzoni, kurseni për ditët e vështira që do vijnë. Edhe pse kjo nuk është koha më e mirë për t’u zhvendosur, së shpejti do të gjeni një vend që i përshtatet plotësisht nevojave tuaja. Mbajini sytë dhe veshët hapur. Konfliktet në një marrëdhënie do të shpërthejnë. Ju dhe partneri keni nevoja të ndryshme. Rezistojini tundimit për t’u zënë. Gjeni mënyra për t`u argëtuar më shumë së bashku. Kjo do t?i hapë rrugën intimitetit që dëshironi.
Bricjapi
Po kërkoni një partner romantik i cili ndan dëshirën tuaj për një shtëpi të rehatshme. Ka mundësi që të drejtoni një biznes familjar. Ju duhet të mbikëqyrni financat ndërsa parneri do merret me marrëdhëniet njerëzore. Rezistojini tundimit për ta vënë theksin tek dobësitë e tij, por vlerësojeni sepse e balanconi njëri-tjetrin dhe pikërisht ky është sekreti i suksesit.
Ujori
Është koha për të drejtuar një mjedis kaotik. Lëreni punën për një moment dhe vendosni rregull. Pas disa orësh, do të realizoni një plan që i lejon të gjithëve të punojnë me efikasitet maksimal. Miqtë vazhdojnë të komentojnë zgjedhjet tuaja personale, duke kritikuar vendimet që keni marrë. Kjo është bërë tepër e bezdisshme. Nevojat tuaja janë të ndryshme nga të atyre, kjo është arsyeja pse ju keni zgjedhur një rrugë të ndryshme.
Peshqit
Ndonjëherë veproni më shumë si prind sesa si partneri i të dashurit tuaj. Mos prisni momentin për t`u hakmarrë për çdo gjë ndaj tij. Po i bëni më shumë dëm sesa dobi marrëdhënies tuaj. Fokusohuni tek pikat e forta dhe nëse është e nevojshme niseni dhe njëherë si ditën e parë.