Horoskopi javor 30 Gusht 5 shtator i detajuar/ Keto jane 3 shenajt me FAT te javes qe po vjen

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Kjo javë me këto ditë të nxehta gushti do të ju bëjnë më të shqetësuar dhe ai që do të paguajë më shumë në lidhje do të jetë partneri juaj. Për shkak të ndikimit të pafavorshëm të Venusit në shenjën tuaj së bashku me Marsin do të sjellin grindje dhe diskutime çdo ditë. Kushtojini vëmëndje të veçantë fundjavës kur do të keni gjithashtu dhe një Hënë jo harmonike. Megjithatë, të enjten dhe të premten do të arrijnë lajme të mira.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Java juaj nuk mund të fillojë më mirë: Hëna do të jetë në lidhje me shenjën tuaj të hënën, të martën dhe të mërkurën duke ju dhënë fat dhe qetësi, veçanërisht përsa i përket ndjenjave. Një Venus i bukur është gati të ndriçojë javën tuaj dhe ta mbush atë me emocione dhe rrahje zemre. E vetmja pjesë jo harmonike do të jetë diskutimi në punë.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Ju gjithmonë dini si të argëtoheni dhe sigurisht nuk ju mungojnë aftësitë për tu shoqëruar, por këtë javë në veçanti do të bëheni mbreti i festës. Mërkuri dhe Marsi në një pozitë të favorshme do t’ju bëjë energjik më shumë se kurrë duke ju dhënë flirte dhe miqësi të reja: veçanërisht të enjten dhe të premten kur Hëna gjithashtu do të jetë në lidhje me shenjën tuaj. Momente për tu kujtuar ju presin.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Hyrja e Venusit në shenjën tuaj fillon të ndjehet: dashuria ju buzëqesh, e gatshme për t’ju dhuruar mbrëmje verore plot emocione të bukura dhe shumë romancë. E shtuna dhe e diela në veçanti kur të keni dhe një Hënë në lidhje do të jenë dy ditë të paharrueshme. Ndërsa Marsi në një pozitë të pafavorshme ju bën të ndjeheni të lodhur dhe të stresuar, përpiquni ti kushtoni më shumë kohë vetes.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Planeti i Mërkurit ka hyrë në shenjën tuaj dhe është gati këtë javë t’ju sjellë përfitimet e para: takime emocionuese, lajme dhe mundësi ju presin, veçanërisht të enjten dhe të premten kur dhe një Hënë e bukur dhe me fat është në anën tuaj. Megjithatë, në fillim të javës do të keni një humor jo të mirë për shkak të një Hëne në një pozicion të pafavorshëm në shenjën tuaj.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator

Më në fund planeti Venus është rikthyer në anën tuaj: kriza sentimentale e periudhës së fundit së shpejti do të jetë vetëm një kujtesë e largët dhe do të keni mundësi të filloni përsëri, para së gjithash nga vetja. Beqarët do të jenë në gjendje të bëjnë takime me fat veçanërisht të favorizuar nga një Hënë romantike të shtunën dhe të dielën. Dhe në vendin e punës nuk do të mungojnë kënaqësitë.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Në këtë periudhë po grumbulloni shumë stres kryesisht për shkak të Marsit në kundërshtim dhe mosmiratimit të Jupiterit dhe Saturnit, të cilat pengojnë planet tuaja në fushën e punës. Tani gjithashtu ju duhet një Venus që t’ju mundojë me grindje të vogla dhe të mëdha me partnerin tuaj. Përpiquni të mos e humbisni durimin dhe të përqendroheni në të gjitha të enjten dhe të premten kur një Hënë e bukur dhe e favorshme do t’ju ndihmojë të shuani tensionet. Ngushëlloni veten me një picë të shijshme.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Java juaj për fat të keq fillon me tre ditë mjaft stresuese: të hënën, të martën dhe të mërkurën, kur Hëna në kundërshtim rrezikon të ju bëjë të humbni durimin lehtë dhe t’ju sjellë pak humor. Disa pengesa të vogla mund të shfaqen veçanërisht në vendin e punës, ndërsa nga pikëpamja sentimentale do të keni një Venus të bukur dhe të favorshëm për t’ju mbrojtur dhe për t’ju dhënë momente pozitive.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Këtë muaj për shenjën tuaj do të jetë pak a shumë si qetësia pas stuhisë: Venera në opozitë muajt e fundit ka mërzitur jetën tuaj të dashurisë dhe tani që ajo më në fund ka ndaluar se torturuari do t’ju marrë ca kohë për të rikuperuar energjitë dhe qetësinë në jetën si çift. Për fat të mirë, ju mund të mbështeteni në planetët Mars dhe Mërkur të favorshëm për shenjën tuaj të cilat do t’ju japin shumë energji dhe mundësi për të bërë takime të reja.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Venera në opozitë ka filluar të ndihet vetvetiu për fat të keq: kjo javë rrezikon të jetë e tensionuar, veçanërisht të shtunën dhe të dielën kur Hëna gjithashtu do të jetë në kundërshtim. Me partnerin mund të lindin diskutime të nxehta, të cilat duhen të shmangen.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Ju rrezikoni të zhyteni nga shqetësimet në punë dhe ngadalësimet në përgjithësi në projektet tuaja: mos u shqetësoni sepse nga shtatori situata do të kthehet e favorshme për shenjën tuaj. Ndërkohë, kushtojini vëmendje të veçantë ditëve të tensionuara: të hënën, të martën dhe të mërkurën.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Venusi më në fund është rikthyer të buzëqeshë për ju që do të thotë një rikuperim i vërtetë i energjisë në 360 gradë. E hëna, e marta dhe e mërkura, kur të keni një Hënë të bukur në anën tuaj, do të jenë ditë plot emocione. Për më tepër, të shtunën dhe të dielën planifikohen takime interesante për beqarët.

Author: Portali