Në javën që nis më 30 gusht fillon një tranzit që do t’ju dhurojë një ndesi lehtësie, dashurie për gjërat e bukra, kapacitete për të ditur ç’të zgjidhni e për të gjetur fjalët e mënyrat e duhura në çdo situatë e raport. Shkaku?
Mërkuri, planeti i mendimeve dhe dialogjeve, edhe pse pak kundra dëshirës, pasi ndihet mirë tek Virgjëresha, do të kalojë tek shenja e Peshores ku do të qëndrojë deri më 5 nëntor. Uau!
Një Venus mahnitës ndodhet tashmë në Peshore e kjo është arsyeja pse edhe Mërkuri do të jetë special, i aftë për të tërhequr vëmendjen, për t’u përqëndruar tek e bukura. Një rast i madh që inkurajon rinisjen e Jupiterit dhe Saturnit në tetor.
Efektet e këtij kalimi do të jenë të shkëlqyera nëse jeni Binjakë, Peshore ose Ujor, pasi do të jeni në gjendje të zotëroni shumë mirë edhe logjikën përveç së bukurës. Marrëdhëniet e dashurisë tek Peshqit dhe Shigjetarët do të përmirësohen dhe do të gjejnë harmoninë në çift.
Kush do të ndihet keq nga ky kalim? Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi, pra ato shenja që mund të mbështeten në forcën miqësore të Mërkurit, të cilat nuk duhet të marrin si të mirëqena përgjigje apo ide të caktura.
Dashi dhe Luani duhet të përmirësojnë aftësitëe tyre komunikuese, dialogun, një sfidë që mund të sjellë rezultate të mëdha. Gaforrja do të duhet t’i kushtojë vëmendje të hollësishme gjërave të shtëpisë dhe familjes, kurse Akrepi mund të bëjë një pushim nga çështjet ekonomike dhe familjare.