Hëna e plotë kalon në Dash; Ja si ndikon në të gjitha shenjat horoskopit

Nesër hëna kalon në shenjën e dashi,  e quajtur ndryshe dhe Hëna e Gjuetarit. Kjo është mënyra e universit për të zbutur gjërat.

Kjo hënë e plotë do të ndihmojë në rregullimin e disa pengesave në komunikim me të cilat jeni përballur kohët e fundit (prej Mërkurit retrograd!)

Dashi

Kjo është hëna juaj e plotë, Dash. Tani për tani, ju jeni personazhi kryesor në këtë histori astrologjike dhe mund t’i afroheni një momenti kulminant që mund të zbulojë të gjitha mënyrat se si keni ndryshuar dhe vazhdoni të ndryshoni, dhe duke ju inkurajuar të bëni zgjedhje që pasqyrojnë personin që po bëheni dhe jo personin që keni qenë.

Demi

Kjo hënë e plotë mund t’ju shtyjë të tërhiqeni nga bota e jashtme dhe të ushqeni anën tuaj shpirtërore. Aktivitetet medituese, janë pikërisht ato për të cilat ka nevojë shpirti juaj tani.

Binjakët

Ju mund të përjetoni një ndryshim në shoqërinë tuaj. Kjo hënë e plotë mund t’ju afrojë me njerëz të caktuar dhe t’ju inkurajojë të largoheni nga të tjerët. Kaloni kohë me njerëz që ju frymëzojnë dhe nxjerrin më të mirën nga ju.

Gaforrja

Karriera juaj do të marrë kthesë pas kësaj hëne të plotë. Ju mund të keni mundësinë për t’u ngritur në detyrë.

Luani

Kjo hënë e plotë do t’ju largojë nga perspektivat kokëforta dhe rutinat. Ju do të keni dëshirë për përvoja të reja dhe madje mund të dëshironi të udhëtoni krejtësisht në një vend të ri. Përqafoni aftësinë tuaj për t’i parë gjërat ndryshe.

Virgjëresha

Ju mund të ballafaqoheni me punë të papërfunduara në këtë hënë të plotë. Mund të jetë koha e duhur për të shlyer borxhet dhe për të rishikuar angazhimet financiare që keni marrë.

Peshorja

Marrëdhëniet tuaja janë fokusi kryesor në këtë hënë të plotë. Ju mund të përjetoni ndryshime në marrëdhëniet tuaja pasi disa të vërteta më në fund do dalin në dritë. Kjo është mundësia juaj për të rimenduar mënyrën se si funksionojnë këto marrëdhënie.

Akrepi

Ju mund të përballeni me pasojat se si e trajtoni kohën dhe trupin tuaj. Mund të jetë koha për të punuar në krijimin e një rutine më të mirë ditore, duke krijuar një ekuilibër të shëndetshëm midis pushimit dhe punës. Përdoreni këtë hënë të plotë për t’u kujdesur për veten. Para se të jeni produktiv, duhet të ndiheni të plotë.

Shigjetari

Kjo hënë e plotë mund të sjellë ndjenjën e romancës, krijimtarisë dhe shprehjes artistike. Mos harroni se argëtimi është gjithashtu një veprim krijues. Edhe nëse nuk jeni një artist në vetvete, ekziston një artist që jeton brenda jush dhe me të cilin duhet të ndërveproni. Lëreni këtë hënë të plotë t’ju sjellë përparimin krijues që keni kërkuar.

Bricjapi

Ju mund të ndiheni sikur jeta juaj sociale është e dobët. Kjo hënë e plotë do të përqëndrohet në jetën tuaj personale, duke ju inkurajuar të përqendroheni në atë që ju nevojitet në mënyrë që të ndiheni të sigurt emocionalisht.

Ujori

Kjo hënë e plotë mund t’ju bëjë të ndiheni sikur po balanconi shumë gjëra në jetën tuaj. Mos harroni të merrni frymë thellë, sepse kjo hënë e plotë po aktivizon prirjet tuaja mendore.

Peshqit

Kjo hënë e plotë mund të evokojë disa zbulime të mëdha financiare. Ju mund të mendoni më shumë për mënyrën se si mund të shpenzoni në mënyrë më efektive, të rrisni të ardhurat tuaja, në vend që të blini disa nga artikujt që keni dëshiruar.

Author: Portali