Hënë e plotë, e parafundit për këtë vit, në hyrje të drejtëpërdrejtë me Uranin, në vendosje të afërt me tokën. Fenomen i bukur për t’u parë, por fat që e kanë ata që jetojnë në hemisferen tjetër. Interesant si fenomen, për të dashuruarit pas astronomisë.
Ne të tjerët… tokësorët, do ndjejmë peshën e energjisë universale… ngarkesë, që është e pamundur të mos e kemi ndjerë të gjithë në tetor, dhe do vazhdojmë ta ndjejmë dhe gjysmën e parë të nëntorit.
Fatmirësisht, në 19 nëntor, lehtësohemi pak nga kthimi në të drejtë i Mërkurit, kështu që sot e nesër, deri pasnesër paradite, do ishtë mirë të shijojmë diellin, qete, pa u nxituar për asgjë, pa analizuar problematika të mundshme brenda familjes, duke shpërndarë sa të mundemi energji pozitive, në ambjentet dhe njerëzit me të cilët do gjendemi këtë fundjavë.
Ku ka energji pozitive, qëndrojmë, ku ka energji negative, thjesht largohemi.