Horoskopi nga Paolo Fox për daten 2 nëntor 2021

Dashi

Jini të durueshëm dhe kijeni të qartë se Venusi është në disfavorin tuaj. Ndaj jini më të qetë. Në dashuri është koha të merrni një mendim të dytë. Në planin e punës, mos u shqetësoni: zgjidhjet do të vijnë deri në fund të vitit, nuk është larg!

Demi

Përsa i përket punës, mund të mbështeteni ende te Jupiteri dhe Saturni, ata janë në anën tuaj. Në dashuri, Afërdita në këtë 1 nëntor do të jetë në disavantazh. Ndaj, nëse duhet të diskutoni gjëra të rëndësishme në lidhjen që keni, bëjeni tani.

Binjakët

Në dashuri, Venusi është i favorshëm dhe muaji nëntor mund të sjellë më shumë emocione në dashuri, kjo do të duket që në ditën e parë të muajit. Sa i përket punës, jini energjik. Po ashtu, përfitoni nga mundësitë e reja!

Gaforrja

Në dashuri, pjesa e parë e nëntorit nuk premton shumë: nga data 21, megjithatë, do të rikuperohet. Në planin e punës, bëni atë që mendoni se është e rëndësishme. E vërteta është se ju jeni në një mjedis që nuk e doni dhe nuk është se punoni me shumë pasion!

Luani

Në dashuri, nëse keni probleme të pazgjidhura është mirë t’i adresoni deri në datën 21 nëntor. Në planin e punës mund të vijë një propozim, por kujdes, peshojeni mirë.

Virgjëresha

Në dashuri, universi ofron diçka premtuese për ndjenjat: Një lidhje e rëndësishme mund të lindë. Në frontin e punës, ju vërtet dëshironi të bëni diçka, të ecni përpara. Ka njerëz që përpiqen t’ju pengojnë, por ju jeni të vendosur dhe do të arrini të kapërceni të gjitha vështirësitë!

Peshorja

Në dashuri, Venusi është në shenjën tuaj të zodiakut dhe ky është një lajm i mirë për ndjenjat. Në planin e punës, Saturni së shpejti do të rikthehet në favorin tuaj dhe situata do të përmirësohet.

Akrepi

Në dashuri, Venusi është në aspekt të mirë: situatë në përmirësim të dukshëm në dashuri. Për sa i përket punës, kjo e hënë e parë e nëntorit është një ditë e veçantë. Ata që kanë mbetur vendnumëro, tani do të mund të fillojnë sërish nga e para, por parashikohen disa diskutime në orët e kësaj të hëne.

Shigjetari

Në dashuri, Marsi ju sjell në formë të shkëlqyer: lajme interesante mund të vijnë në dashuri. Në punë, kushtojini vëmendje çështjeve ekonomike dhe ligjore.

Bricjapi

Në dashuri përpiquni të mos i trazoni shumë gjërat. Dhe kjo vlen jo vetëm për të hënën, por edhe për fundjavën. Afërdita po fillon një tranzit të veçantë. Në punë ka ca vështirësi përsa i përket përshtatjes me vendin e punës.

Ujori

Në dashuri, Venusi dhe Marsi kthehen sërish në avantazhin tuaj: lajme të shkëlqyera për ju. Sa i përket punës, jeni të lodhur duke bërë gjëra të zakonshme: përfitoni nga ky moment dhe përpiquni të bëni një ndryshim!

Peshqit

Në dashuri, Venusi do të rikthehet për një çështje të ndjeshme dhe kjo do të ndodhë aty nga data 21. Por ndërkohë, këtë ditë të hënë duket se ka diçka të re në jetën tuaj të dashurisë. Në punë jeni të guximshëm dhe keni mundësi të mira për të bërë përpara!

Author: admin