Një studim i ri ka zbuluar se burrat priren të përjetojnë më shumë dhimbje emocionale sesa gratë, kur marrëdhënia e tyre nis të marrë një kthesë për keq. Një ekip ndërkombëtar psikologësh i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Lankasterit, kreu analizën e parë të “të dhënave të mëdha” mbi problemet në marrëdhëniet në çift.
“Shumica e asaj që dimë mbi problemet në marrëdhëniet romantike, vjen nga studimet e njerëzve që janëpjesë e terapisë në çift, e cila përfshin një nëngrup mjaft specifik njerëzish. Ne donim të kuptonim jo vetëm se cilat probleme përjetohen më shpesh nga publiku i gjerë, por kush i përjeton ato më shumë”- tha SharlotEntuistëll, autorja kryesore e studimit
Duke përdorur metoda të përpunimit të gjuhës, ekipi analizoi karakteristikat demografike dhe psikologjike të mbi 184.000 njerëzve që shkruan mbi problemet e tyre në një forum anonim në internet. Më pas hulumtuesit më pas ishin në gjendje të përcaktonin statistikisht temat më të zakonshme që dolën në çdo postim, duke krijuar një “hartë” të problemeve më të zakonshme të marrëdhënieve në çift.
Rezultatet treguan se problemet e komunikimit ishin problemi nr.1 më i shpeshtë i përmendur, me gati 1 në 5 njerëz që nxorën në pah vështirësitë në diskutimin e problemeve me partnerin apo partneren. Ndërkohë 1 në 8prej tyre përmendi çështjet e besimit në marrëdhëniet e tyre.