Dashi
Në dashuri ka ardhur koha për të sqaruar çdo situatë të paqartë. Ndërsa në punë, duhet të prisni deri në dhjetor për të marrë lajme të mira.
Demi
Nëse duhet t’i thoni diçka partnerit tuaj, mos e shtyni për një ditë tjetër. Ndërsa në punë, mund të përballeni me disa pengesa nga rivalët tuaj, por në fund do ia dilni që të fitoni.
Binjakët
Në dashuri, do të keni takime interesante në orët e ardhshme. Në punë, nëse përkushtoheni shumë që të jepni maksimumin tuaj, në javët në vijim do të merrni disa oferta të mira.
Gaforrja
Në dashuri, çdo mosmarrëveshje mund të zgjidhet lehtësisht. Nga ana tjetër në punë duhet të fokusoheni në një projekt më të madh.
Luani
Duhet të kujdeseni për veprimet dhe fjalët tuaja në marrëdhënie me partnerin/partneren. Këshillohet që të tregoheni të pjekur në gjithçka që bëni. Ndërsa në punë duhet të vlerësoni me kujdes çdo propozim.
Virgjeresha
Sot është koha më e mirë për të larguar mosmarrëveshjet e vjetra me partnerin. Ndërsa në punë, edhe nëse gjithçka nuk shkon ashtu siç dëshironi, mos u dorëzoni.
Peshorja
Në dashuri, nëse ka diçka që nuk shkon sot, do ia dilni të zhbëni çdo nyje dhe të zgjidhni situatën që ju shqetësoj. Në punë, rekomandohet që të bëni kujdes me shefat dhe bashkëpunëtorët.
Akrepi
Sot do të jeni të nevrikosur, ndaj shtyni cdo diskutim që keni me partnerin për ditën tjetër. Nga ana tjetër në punë duket sikur ju ka munguar pak entuziazmi kohët e fundit. Për këtë arsye do të punoni që të shihni sërish punën si më parë.
Shigjetari
Sot do të jetë ditë interesante për ndjenjat. Në punë, periudha e pushimit ka mbaruar dhe duhet të përgatiteni që të jepni maksimumin tuaj për të punuar.
Bricjapi
Dita nis në një mënyrë tepër pozitive për ju. Dëshira juaj është të kompensoni kohën e humbur. Ndërsa në punë, pritet që t’ju ofrohet që të merrni përsipër projekte shumë të rëndësishme.
Ujori
Nëse jeni cift, do të keni dëshirë për të bërë plane për të shijuara disa momente të bukura bashkë. Ndërsa në punë, bëni atë që besoni se është e arsyeshme dhe shmangni diskutimet e panevojshme.
Peshqit
Prisni fundjavën për të marrë lajme të mira. Ndërsa në punë do të keni dëshirë të madhe për të arritur sukses, ndaj rezultatet nuk do të vonojnë.