Horoskopi për datën 17 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Jeni fokusuar shumë në një punë. Sa më shpejt ta kryeni këtë detyrë, aq më të lumtur do të jenë kolegët tuaj. Të gjithë kanë pritur që ju të bëni pjesën tuaj. Sa më gjatë t?i bëni ata të presin, më keq. Debati me një partner, romantik apo biznesi po ju harxhon energjitë. Bëni një armëpushim. Kur të jeni përballë dy zgjedhjeve: midis të qenit i mirë dhe të qenit i drejtë, gjithmonë zgjidhni të parën. Gabimet korrigjohen lehtësisht, por besimi i thyer është i pariparueshëm.

Demi

Jeni në mes të një ngërçi në punë. Kanalizojini energjitë tuaja në drejtimin e duhur. Një program ushtrimesh do të lehtësojë tensionin tuaj. Mbrojeni veten nga vjedhjet. Mbajini sendet me vlerë në bagazhin e makinës, mos i lini vend e pavend. Kyçini mirë dyert dhe kujdes passëordet e adresave.

Binjakët

Pavarësisht se çfarë thoni ose bëni, kurrë nuk ju duket mjaftueshëm. Vendosni të parat nevojat tuaja. Bëni një udhëtim vetëm dhe blijini vetes disa dhurata. Kolegët nuk i pëlqejnë disa nga idetë tuaja, por punë e madhe. Mos u shqetësoni, gjithçka do shkojë mirë dhe shpejt do rikthehet normaliteti.

Gaforrja

A ndjeheni të varfër? Ndaloni së derdhuri gjithë energjinë tuaj në çështjet e shtëpisë. Jeta ka shumë më shumë se gatimi dhe plotësimi i nevojave të të afërmve. Vendosni disa kufij të shëndetshëm. Ankthi për financat do ta përkeqësojë një situatë të keqe. Kur dëshironi të keni më shumë para, imagjinoni sikur po jetoni në mes të luksit. Jepini vetes lejen për të ndjerë kënaqësinë dhe sigurinë që meritoni. Nëse mund ta imagjinoni, do ta arrini.

Luani

Ndjeheshi i distancuar nga grupi. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të bërë diçka të këndshme për veten. Një udhëtim i shkurtër do të ndriçojë këndvështrimin tuaj. Është e nevojshme të largoheni nga presioni i shtëpisë. Do të frymëzoheni për të ndryshuar rutinën tuaj. Jeni i mbytur në borxhe? Është koha për të biseduar me një agjenci të mbrojtjes së konsumatorit. Ata mund t`ju ndihmojnë me menaxhimin e situatës.

Virgjëresha

Dikush po përpiqet t`ju mashtrojë në një marrëveshje financiare. Mbajini paratë tuaja të sigurta në bankë. Një mundësi më e mirë për të rritur të ardhurat tuaja do të arrijë më vonë. Është e vështirë të mos jeni xheloz për një mik, i cili duket se ka lindur me fat. Ju mund të keni fatin e tij të mirë; është thjesht çështje e ndryshimit të qëndrimit tuaj. Vendoseni theksin tek pozitivja dhe harrojeni negativen.

Peshorja

Një gabim i sikletshëm do të dalë në dritë. Në vend që të këmbëngulni se keni të drejtë, pranoni gabimin. Kërkoni falje. Mos mendo se pasi të kërkosh falje do jesh i përulur. Të gjithë kanë të meta. Njerëzit më të mirë i njohin të metat e tyre. Pengesat financiare po ju sjellin probleme në shtëpi. Përpiquni t`i kënaqni anëtarët e familjes me gjëra të vogla që nuk kushtojnë shumë.

Akrepi

Një njeri i papërqendruar nuk është i zoti të identifikojë nevojat tuaja. Nëse doni, hidhini sytë diku tjetër. Një mik i vëmendshëm do të jetë i lumtur t?ju çlirojë nga disa punë, t’ju përgatisë një vakt ose thjesht t`ju dëgjojë. Mungesa e aftësive po ju bën të largoheni nga puna fitimprurëse që keni. Është koha për të ndjekur një kurs intensiv.

Shigjetari

Dikush do ofrohet të punojë për një vend vakant që ju keni nxjerrë. Mos e punësoni këtë manipulues, sepse CV-ja e tij nuk është e vërtetë. Nuk mund t`i lini në duar këtij njeriu paratë dhe klientët e besuar. Shpenzimet e pamatura ju shkaktojë telashe. Jini të vetëdijshëm për çdo blerje që bëni. Mendohuni të paktën një ditë përpara se të blini diçka të shtrenjtë. Me siguri do të ndryshoni mendje përpara se të mbyllet dita.

Bricjapi

Trishtimi për një situatë profesionale nuk do ta përmirësojë situatën tuaj. Nëse doni të përmirësoni perspektivat tuaja profesionale, filloni të kërkoni një punë më të mirë. Rregulloni CV-në tuaj, praktikoni aftësitë për t`u intervistuar dhe mblidhni një listë referencash. Paratë nuk do të mbushin zbrazëtinë emocionale brenda jush, por puna po.

Ujori

Ju jeni viktimë e thashethemeve dhe spekulimeve. Rezistojini dëshirës për të mbrojtur veten kundër këtyre historive fyese. Përqendrohuni në bërjen e punës më të mirë që mundeni. Rebelimi kundër autoritetit do të shkaktojë më shumë telashe sesa të mira. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, do t’ju duhet mbështetja e një kompanie të madhe ose një individi me shumë ndikim për të përparuar. Mësoni ta luani lojën mirë.

Peshqit

Rregulloret e rrepta e bëjnë punën tuaj më të vështirë. Ndaloni së u ankuari për situatën dhe ecni përpara. Sa më shpejt t?i kryeni detyrat, aq më të lumtur do të jeni. Shefi e vlerëson shumë punën dhe disiplinën tuaj. Kërkoni leje vjetore shtesë. Një koleg ju sulmon. Nëse s`mund ta shmangni kontaktin me të, mësoni të mos ia vini veshin, se vetëm sa do shkatërronit humorin tuaj.

Author: admin