Horoskopi nga Paolo Fox për daten 18 nëntor 2021

Dashi

Bëni kujdes në dashuri. Do të keni një situatë e çuditshme në punë, ju duket sikur të tjerët nuk kuptojnë atë që thoni.

Demi

Në orët e ardhshme pritet të keni një përmirësim në anën e ndjenjave. Në punë situata është delikate. Mund t’i përkushtoheni shumë një projekti, por mund të keni pasoja në familje dhe miqësi.

Binjakët

Një energji e mirë i kthen në lojë ndjenjat tuaja dhe jeni gati për të shijuar dashurinë më shumë se kurrë. Ndërsa në punë do ju vijë një ofertë e re.

Gaforrja

Pavarësisht ndikimit pozitiv të hënës, në 48 orët e fundit ka pasur një krizë në marrëdhënien tuaj. Edhe lodhja në punë po ndikon në lidhjen tuaj.

Luani

Sot do të ngrihen disa dyshime në historinë tuaj të dashurisë për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur më parë. Ndërkohë punën vazhdojeni me qetësi, sidomos nëse keni biznesin tuaj.

Virgjeresha

Hëna dhe Venusi janë në anën tuaj dhe për këtë arsye kjo është një ditë e mirë për ndjenjat. Në punë, një Gaforre ose një person i shenjës së Peshqve mund t’ju ndihmojë të përmirësoni profilin tuaj profesional.

Peshorja

Stuhia emocionale e dashurisë duket se ka kaluar, por ka ende pak trazira mes jush. Në punë do të keni ngarkesë, por nuk do të mungojë energjia për të përfunduar gjithçka në kohë dhe me sukses.

Akrepi

Ndikimi i Hënës nuk është i mirë, ndaj do të keni dyshim në gjithçka që ka të bëjë me partnerin/partneren tuaj. Kini kujdes edhe në punë sepse ka probleme që duhet t’i kaloni.

Shigjetari

Jini vigjilent në romancën tuaj. Çdo gjë që duket sikur nuk shkon siç duhet, duhet të sqarohet deri të premten. Gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm në punë që të mos bëni ndonjë gabim sepse do të ketë ndryshime.

Bricjapi

Është koha e duhur për të bërë propozime për personin që ju pëlqen. Në punë, falë yjeve të favorshëm, mund të nisni projekte të rëndësishme.

Ujori

Hëna do të ketë ndikim të kundërt në romancën tuaj. Kjo do të bëjë që të keni diskutime të shumta. Në punë bëni kujdes që të mos nxitoni: mund të bëni gabime.

Peshqit

Disa njohje të reja mund të vijnë për ju duke bërë të mundur që të filloni një histori të re dashurie. Edhe në punë do të keni takime të rëndësishme, por mendoni me qetësi nëse keni nevojë të hidhni një hap të rëndësishëm.

Author: admin