Horoskopi për datën 21 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Është e vështirë të mbash gjendjen shpirtërore në humor kur je me dikë që është pesimist. Nuk doni që humori i tyre të ndikojë tek ju, por ankesat dhe bisedat negative po ju shkaktojnë zhgënjim sidomos kur jeni duke u përpjekur të shikoni anën pozitive. Refuzoni të përgjigjeni kur presin që të bini dakord me ta.

Demi

Nëse keni kohë të lirë, nuk doni ta humbni më kot atë. Një talent krijues që gëzonit më parë s`e keni përdorur prej kohësh. Mos u habitni nëse keni një dëshirë të papritur për ta ndjekur përsëri këtë hobi. Do të duhet kohë për të rifituar aftësitë e vjetra, por do të keni durim më se të mjaftueshëm.

Binjakët

Jeni angazhuar të zbuloni diçka. Gjithmonë keni dashur të mësoni më shumë. Dikush do befasohet nga vendosmëria juaj për të mbushur boshllëqet. Hulumtimi dhe studimi do t`ju shpërblejnë.

Gaforrja

Një situatë në shtëpi ose në vendin e punës po ju bën nervozë. Jeni duke u përpjekur të shprehni mendimet tuaja në mënyrë të tillë që të mos lëndoni askënd. Disa njerëz nuk duan as t`ju dëgjojnë ose nuk janë të gatshëm t’i marrin seriozisht shqetësimet tuaja. Për këtë arsye, sigurohuni që të keni një argument të mirë për gjithçka që thoni.

Luani

Ju nuk jeni duke pritur të merrni një vendim që përfshin botën tuaj të brendshme. Ju e dini që disa anëtarëve të familjes nuk do t’jua pëlqejnë ato që keni në mendje. Një koleg pune do t’ju kërkojë të organizoni një punë në internet. Nëse kjo është diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë, do të ketë njerëz që do t’ju japin udhëzime të mira.

Virgjëresha

Kjo mund të jetë dita e fundit për ju e një anganzhimi që keni pasur me dy ose tre persona të tjerë, por nuk do të thotë se do të jetë më e lehtë në vazhdim. Ndërsa përpjekjet tuaja do të shkojnë sipas planit, një shok apo koleg mund të përjetojë disa probleme. Kjo mund të thotë që do të duhet të lini mënjanë punën tuaj për t’i ndihmuar ata të kthehen në rrugën e duhur.

Peshorja

Në lidhje me një debat në vendin e punës, sqarohu njëherë e mirë. Diçka që keni kërkuar, për një kohë të gjatë, do të gjendet në një vend që as e imagjinonit. Dikush mund të ketë ndikuar.

Akrepi

Po bëni më të mirën tuaj që të mos i merrni si personale vërejtjet e një kolegu ose të një fqinji. Humori i tij do ju shkatërrojë ditën. Nëse e lejoni veten të ndikoheni, mund të përfundoni në një debat ku askush nuk mund të fitojë.

Shigjetari

Bërja e një favori ndaj një fqinji do t’ju japë një shans për t’i njohur më mirë të tjerët. Ju mund të keni jetuar pranë njëri-tjetrit për vite me radhë, por vështirë se keni folur me njëri-tjetrin. Nuk prisnit të kishit shumë gjëra të përbashkëta, por shoqëria e tyre do të jetë çuditërisht argëtuese. Presionet e ditës do të zhduken si me magji, ndërkohë që relaksoheni me familjen ose disa miq të ngushtë.

Bricjapi

Nëse jeni duke punuar me të tjerët, mos u habitni nëse ata irritohen. Në të njëjtën kohë nëse nxitoheni dhe diçka shkon keq, kjo mund të shkaktojë një përçarje midis jush dhe një partneri.

Ujori

Përpjekjet tuaja ambicioze kanë filluar t`ju shpërblejnë. Ju po filloni të shihni rezultatet e punës tuaj të kaluar dhe lavdërimet do të merren nga njerëzit që kanë rëndësi. Rezistojini tundimit për të marrë më shumë përgjegjësi.

Peshqit

Kolegët do ta injorojnë qëllimisht shefin kur ai të kërkojë që dikush të ndërmarrë një sfidë të vështirë. Ju ndiheni të motivuar për të bërë një lëvizje dhe për të pranuar. Edhe pse kjo do të jetë diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë, ju mund të arrini shumë. Shfrytëzoni këtë shans për të thithur sa më shumë njohuri dhe informacion.

Author: admin