Horoskopi javor 22-29 Nentor 2021/ Do te perjetoni tradheti ne cift dhe 1 person qe ju ngre kurth

Dashi

Shpesh thonë se fillimi i mbarë është gjysma e punës. Bëjeni këtë moton tuaj, sepse së shpejti, të martën, Venusi do të kalojë më në fund në shenjën tuaj dhe ashtu si me magji do të bëni paqe me personat pranë jush dhe do të keni marrëdhënie të mira me ta. Ju do të përpiqeni t’i bëni të pranueshme zgjedhjet tuaja, prandaj këshillohet që të hidheni në veprim ditën e shtunë, sepse gjithçka do të shkojë mirë falë pranisë së Saturnit në shenjën e Dashit.

Demi

Venusi shënon fillimin e një sezoni plot me sfida për të lindurit e shenjës së Demit. Do të përpiqeni të përmirësoni raportet me personat pranë jush. Prania e Diellit në shenjën tuaj ditën e enjte do t’ju bëjë ta kuptoni më mirë rëndësinë e këtij vendimi, sepse do t’i keni më të qarta arsyet e kësaj zgjedhjeje. Besojini instinktit tuaj derisa ta kaloni këtë fazë transitore që do të zgjatë deri në një dhjetor. Ndërkohë përpiquni të tregoheni të kujdesshëm.

Binjakët

Deri më sot kanë qenë Marsi dhe Venusi ata që kanë ndikuar në mënyrën tuaj të perceptimit të gjërave të këndshme e argëtuese. Por tani Venusi do të largohet nga shenja juaj duke ju lënë vetëm në praninë e planetit të kuq. Duket se gjatë javëve në vazhdim do të veproni të shtyrë nga energjia që do t’ju dhurojë ky planet. Fundjava do të jetë interesante kur prania e Saturnit dhe e Uranit do t’jua lehtësojnë peshën e problemeve. Këtë herë do të keni dëshirë të ndiqni instinktin dhe të veproni sipas mendjes tuaj e do ta keni të pamundur të tregoheni diplomatë.

Gaforrja

Mbase ngaqë ndiheni të lodhur duke i përjetuar emocionet në mënyrë intime, duke filluar që nga kjo javë të lindurit e shenjës së Gaforres do të vendosin t’i shfaqin hapur ndjenjat e tyre. Do të shfaqeni kështu më të ndjeshëm dhe të përfshirë në ngjarjet e së tashmes. Kështu do ta keni më të lehtë për ta përballuar javën. Të enjten do të përjetoni një moment intrigues të mbushur me pasion. Të shtunën dikush do të shfaqet disi i paduruar ndaj jush, por ju mos ia vini shumë veshin.

Luani

Venusi do të largohet nga shenja juaj dhe kësisoj të lindurit e shenjës së Luanit do të hasin vështirësi në raportet e tyre si në aspektin profesional edhe në atë personal. Por mos u shqetësoni se nuk është asgjë serioze dhe aty nga mesi i javës nën ndikimin e Plutonit do të tregoheni të vendosur dhe entuziastë. Asgjë s’do t’ju trembë, as ata që në fundjavë mund t’ju vënë në dijeni për ndryshime të rëndësishme. Përpiquni të mos përfshiheni shumë në këto ngjarje, sepse do të keni mbrojtjen e planetëve.

Virgjëresha

Gjatë ditëve në vazhdim ju të lindurit e shenjës së Virgjëreshës do të jeni të ndikuar prej Venusit, planetit që ju ndihmon të silleni në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me ëmbëlsi. Mos u merrni për momentin me çështjet parimore, por përpiquni të tregoheni të hapur, sepse kështu do ta keni më të lehtë. Prisni momentin e duhur për të ndryshuar diçka dhe koha më e përshtatshme për ta bërë këtë është në fundjavë atëherë kur Saturni do të largohet nga shenja juaj.

Peshorja

Venusi do të largohet nga shenja e Peshores gjatë kësaj jave për të kaluar tek Akrepi. Si pasojë e kësaj do të përballeni me disa ndryshime, me rënie të energjive. Do të ndiheni më pak të fortë e të vendosur dhe më pak të pavarur. Është e këshillueshme që të përpiqeni të gjeni sa më shpejt gjuhën e përbashkët me njerëzit më të rëndësishëm për ju. Falë ndikimit të Marsit nuk do t’ju mungojnë angazhimet dhe për rrjedhojë do të bënit mirë të mos shpërdoroni atë pak energji që keni dhe të tregoheni të logjikshëm.

Akrepi

Mërkuri prej pak kohësh është larguar nga shenja juaj. Por pas largimit të planetit që favorizon inteligjencën në këtë shenjë, ju do të ndjeni praninë e Venusit, i cili ndihmon në aspektin sentimental. Do të fillojë kështu për ju një muaj gjatë të cilit do t’u kushtoni rëndësi ndjenjave. Do të jeni më të ndjeshëm ndaj të tjerëve dhe ndaj nevojave të tyre. Aty nga mesi i javës Dielli do të shkëlqejë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar energji. Kjo do të jetë një javë mjaft interesante.

Shigjetari

Kjo ka për të qenë një javë e qetë për ju të lindurit e shenjës së Shigjetarit. Por të shtunën, nën ndikimin e Saturnit dhe të Uranit, do të përpiqeni të bëni ndryshime dhe të tregoheni disi të paduruar. Do të keni ndjesinë se mund t’i përshpejtoni gjërat, por kështu do të rrezikoni të prishni punë. Prandaj është e këshillueshme që të mos nxitoheni dhe të prisni që të piqen kushtet para se të veproni. Kësisoj gjithçka do të zgjidhet më lehtë.

Bricjapi

Papritur Venusi s’do të jetë më një ndikim negativ dhe një sfidë e vazhdueshme për shenjën tuaj. Do të keni hapësirën e nevojshme për t’u marrë me çështjet profesionale dhe me jetën private. Kushtojini aspektit profesional rëndësinë e nevojshme pa u përfshirë më shumë seç duhet në çështjet në fjalë. Të enjten do të ndiheni të shpërblyer për këtë zgjedhje tuajën, sepse dikush do të ketë dëshirë t’ju ngjallë entuziazmin. Të shtunën, nën ndikimin e Uranit do të ndiheni të çliruar nga pesha e problemeve.

Ujori

Ky sezon është zakonisht i mbushur me sfida, të cilat nuk mund t’i injoroni në asnjë mënyrë. Kështu, pikërisht tani që e keni vënë shpirtin në paqe, falë ndikimit të Mërkurit në shenjën tuaj, është pikërisht Venusi ai që jua ndërlikon situatën në aspektin e ndjenjave. Personi juaj i zemrës do të tregohet i afërt me ju dhe do të presë që ju t’u jepni zgjidhje problemeve tuaja. Përpiquni të zbehni ndikimin e Venusit duke u treguar sa më entuziastë në fundjavë.

Peshqit

Tregohuni të duruar këtë periudhë që Mërkuri do të largohet nga shenja juaj. Tani do të keni një aleat të ri mes yjeve. Bëhet fjalë për Venusin, një planet mjaft i dashur për ju, i cili duke filluar që nga dita e martë do t’ju ndihmojë të përjetoni dhe të perceptoni më mirë gjithçka dhe këdo. Përpiquni të bëni tuajën moton: ç’ndjell, mbështjell. Ndërkohë që e shikoni gjithçka nga një optikë pozitive, falë ndikimit të Diellit do të ndiheni më të guximshëm e plot pasion, pavarësisht Saturnit në shenjën tuaj.

Author: admin