Horoskopi për datën 27 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Jeni të vetëdijshëm se dikush nuk është vetvetja. Nëse e kapni veten duke qenë sarkastikë, kërkoni falje menjëherë. Nëse ka tension në vendin e punës për shkak të një debati, jini i pari që duhet të bëni një përpjekje për të ndërtuar ura komunikimi.

Demi

Me gjithçka që ka ndodhur ju e keni kuptuar sa pak mundësi keni pasur për të vlerësuar jetën. Pas një vizite në një vend të lezetshëm në natyrë, do riktheheni me energji të reja të shtëpi.

Binjakët

Ndarja e punës me kolegët në zyrë dhe me familjen në shtëpi është një ide e shkëlqyer. Jo vetëm që do të ndjeheni pjesë e një ekipi të lumtur, por edhe do kënaqeni në shoqërinë e njëri-tjetrit. Një punë shtesë do t’ju mbrojë nga pasiguria financiare.

Gaforrja

Dikush do bëjë disa komente përmes të cilave do kuptoni që ju njeh më mirë nga sa mendoni. Familjarët ju vlerësojnë, por nuk mund t’u tregoni gjithçka. Ndonjëherë është më e lehtë të flasësh me të huaj.

Luani

Një përpjekje në grup do të sjellë shumë stimulim krijues. Mendja juaj është e mbushur plot me ide. Do t`i shfrytëzoni këto ditë për më shumë punë krijuese.

Virgjëresha

Çështjet e pronës do vijnë në qendër të vëmendjes. Nëse jeni duke shitur shtëpinë tuaj do të viheni në kontakt me dikë që është jashtëzakonisht i interesuar. Një ofertë mund të jetë pak më e ulët nga sa e kishit parashikuar, por është diçka që duhet ta konsideroni seriozisht. Nëse jeni duke kërkuar për një shtëpi, eksploroni disa mundësi afër punës.

Peshorja

Po mendoni të filloni diçka të re. Ndihma mund të vijë nga një anëtar i moshuar i familjes suaj që ju njeh mirë. Ndonjëherë keni nevojë për një shtysë të lehtë derisa të merrni drejtimin e duhur, para se të bëni një lëvizje.

Akrepi

Nuk keni pasur asnjë moment për të menduar nëse ajo që po bëni është ajo që dëshironi të bëni me të vërtetë. Përgjegjësitë janë të tilla që po ju marrin shumë kohë. Do ta gjeni shpejt rrugën e duhur.

Shigjetari

Perspektivat tuaja po përmirësohen për shkak se jeni të gatshëm të jeni fleksibël dhe largpamës në të menduarin tuaj. Destinacionet e largëta ju joshin. Mund të aplikoni për një punë të re.

Bricjapi

Ju jeni vigjilent dhe me sy shqiponje dhe kjo është arsyeja pse do të vini re se diçka nuk është në rregull me një projekt në grup shumë kohë para se ta bëjë dikush tjetër. Mënyra e shpejtë dhe vendimtare për të zgjidhur çdo problem është angazhimi i gjithë grupit. Ka disa pengesa të tjera për të kapërcyer para se të kalojë kjo javë.

Ujori

Një përgjigje e paqartë mund të bëjë që të humbni një ofertë të papritur. Edhe pse do të dëshironit ta mendonit, nuk ka kohë. Jini të gatshëm të veproni shpejt ose dikush tjetër do të përfitojë nga hezitimi juaj. Ky është shansi juaj për të ecur përpara.

Peshqit

Ju nuk doni të tundni barkën, por nëse familja ka mendime ndryshe nga ju, do jeni të detyruar ta bëni. Ndiheni të shpërndarë në dy drejtime. Është e vështirë të vendosësh se çfarë të bësh për më të mirën. Mund të jetë koha për një bisedë të hapur dhe një kompromis të mundshëm.

Author: admin