Horoskopi për datën 29 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Shikimi i fotografive të vjetra do t`ju sjellë shumë kujtime të lumtura. Këto do të jenë gjithmonë të çmuara. Ju mund të mendoni për të organizuar një ribashkim në internet ose një vizitë tek një mik i rinisë. Kjo do t`ju ndihmojë të relaksoheni.

Demi

I ke injoruar çështjet e parave. Kjo mund të çojë në një situatë të vështirë për shkak të një fature të papaguar ose këste të prapambetura. Merrini gjërat në dorë dhe bëhuni më të përgjegjshëm me veprimet tuaja personale edhe nëse mendoni se nuk do ia dilni dot.

Binjakët

Ju po prisni që të bëni një numër punësh në shtëpi të cilat kishit shpresuar se dikush tjetër do t`i bënte. është e qartë se një shok i shtëpisë ose një anëtar i familjes mendon se ata kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë dhe ju mund t’ju duhet të merrni me çështjet rutinë.

Gaforrja

Ju dëshironi të shpëtoni nga përgjegjësia. Mungesa e entuziazmit për pothuajse gjithçka dhe një dëshirë në rritje për t`u mbyllur nga bota është një shenjë që jeni lodhur. Ju mund të duhet të flisni me shefin tuaj ose me të tjerët përgjegjës për të kërkuar që angazhimet tuaja të zvogëlohen.

Luani

Aftësia juaj e lindur për të vepruar do të jetë e dobishme gjatë një ushtrimi në grup. Ju mund të duhet të merrni rolin e drejtuesit dhe do ta bëni këtë aq mirë sa do ta fitoni përgjithmonë këtë pozicion.

Virgjëresha

Jeni nervoz duke u përballur me shefin tuaj me një kërkesë të vështirë. Sa më shpejt t`i jepni fund, aq më shpejt do të jeni në gjendje të relaksoheni. Diskutimet në familje sillen rreth të mirave dhe të këqijave të rezervimit të një pushimi, në një vend ku nuk keni qenë kurrë më parë.

Peshorja

Njerëzit nuk mund të detyrohen të kthehen në një situatë ku nuk janë të sigurt. Performanca e tyre do të pasqyrojë pasigurinë e tyre. Kjo është një mundësi për të rikonfirmuar dhe ndërtuar ide të reja. Kritikët që kanë tendencë të shohin vazhdimisht anën negative janë ata që duan të heqin dorë. Të tjerët, duke përfshirë edhe veten, do të refuzojnë të dorëzohen.

Akrepi

Një ngjarje shoqërore do të anulohet për shkak se masat e sigurisë janë injoruar. Ata që organizuan këtë ngjarje duhet ta kishin ditur më mirë. Në vend që të argëtoheni siç e keni pritur, ka më shumë të ngjarë të ktheheni në shtëpi, të zhgënjyer. Shfrytëzoni këtë mundësi për të shijuar shoqërinë e një të afërmi dhe për të fjetur.

Shigjetari

Ju po e merrni shumë seriozisht një qëllim personal. Do t’i përqendroni të gjitha mendimet tuaja në këtë përpjekje. Dikush do të përpiqet t`ju tërheqë vëmendjen, por s`do t`ia dalë.

Bricjapi

Kolegët do t’ju akuzojnë se jeni aq shumë perfeksionist sa po jua nxini punën atyre. Kur punon në grup duhet të jesh në një mendje dhe të krijosh miqësi me ta.Duhet të jeni më të matur.

Ujori

Ju dëshironi që një partner ose dikush në familje të mëndojë seriozisht për disa probleme. Jeni lodhur duke pritur të merrni përsipër përgjegjësi që as nuk dëshironi dhe as ju kënaqeni. Mund të jetë një ide e mirë të bëni diçka ndryshe në fund të ditës për t’u larguar nga fytyrat dhe vendet e njohura.

Peshqit

Ju jeni lodhur duke pritur që diçka të ndodhë për të gjallëruar botën tuaj. Një dëshirë për diçka ndryshe do t’ju bëjë të shikoni se çfarë mund të bëhet për të shtuar më shumë larmi në jetën tuaj. Mundësia për të nisur një projekt të ri krijues ju mbush me entuziazëm. Mos mendo vetëm për këtë. Vepro.

Author: admin