Astrologu Jorgo Pulla paralajmëron këto shenjë të Zodiakut: Me financat dhe punën asgjë nuk do shkojë mirë

Dashi-Saturni do të jetë planeti që do të përkujdeset gjithë kohës për jetën tuaj në çift. Ka shumë mundësi të jeni dyshues ndaj partnerit tuaj sot dhe nuk do e lini atë të marrë frymë lirisht. Në çdo moment do të kërkoni ta kontrolloni. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë do të arrini që situatën ta mbani të qëndrueshme.

Demi-Jeni në mëdyshje për shkak të një oferte që ndoshta ju kanë zënë disi në befasi. Hëna do të vazhdojë të jetë shumë “bujare” me ju, por ju vetë tregoheni shumë të kursyer ndaj partnerit. Ka rrezik që kjo e sotmja të jetë një ditë e vështirë.

Binjakët-Jeta në çift do të jetë si zakonisht sot. Në disa momente madje mund t’iu duket edhe sikur do të mbyteni nga rutina. Partneri do t’ju ofrojë mbështetjen dhe ngrohtësinë për të cilën ju keni aq shumë nevojë. Financat do të përmirësohen shume, shfrytëzojeni këtë ditë për të bërë investime.

Gaforrja-Tashmë duket se e keni vënë re se gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të papritur, por nuk jeni në gjendje të ndërmerrni veprime konkrete për t’iu përshtatur atyre. Për partnerin do të filloni të ndieni për të dhe do të dëshironi të kaloni sa më shumë kohës së bashku. Beqarët do të jenë te arsyeshëm dhe nuk të do hedhin hapa të pamenduar.

Luani-Hëna e bukur në orbitën e saj do t’ju japë edhe juve një hije të tillë që ju bën joshës. Çdo gjë do t’ju shkojë mirë të dashuruarve dhe do të përjetoni ndjesi të këndshme pranë partnerit të zemrës. Për të vetmen gjë që nuk duhet të flisni sot është shkuara. Ndonjë problem i vogël në planin profesional është kalimtar.https://www.youtube.com/embed/1uI76qSnuxw

Virgjëresha-Marrëdhënia juaj me partnerin/en ka për të mbetur ende e mirë. Do të mahniteni sepse do të zbuloni disa cilësi që kurrë nuk e keni menduar se mund t’i kishte. Në planin financiar do të keni goxha vështirësi, kështu që duhet të merrni masa strikte.

Peshorja-Duket se impenjimet tuaja do të jenë të tilla që do t’ju hanë jo pak nga koha juaj e lirë, por kënaqësia për arritjen e një rezultati pozitiv bën të harrohet gjithçka. Sot ju të dashuruarit do të jeni spontanë dhe do të bëni atë që do t’ju duket më e logjikshme. Gjerat do t’ju ecin për mrekulli.

Akrepi-Edhe Dielli në shenjë, së bashku me Saturnin, Marsin dhe Uranin ka hyrë në një orbitë harmonike, që do të thotë një shans më shumë që dita juaj të jetë përgjithësisht e mirë. Por ajo do të jetë e tensionuar për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mosmarrëveshjet do të jenë të shumta.

Shigjetari-Duket se edhe sot do të vazhdoni të jeni disi të zymtë dhe gati për t’u grindur me këdo që ju del përpara. Sektori i financave do të jetë i kënaqshëm dhe mund të kryeni pa frikë disa shpenzime më tepër. Nëse ju kërkohen hua, mos i jepni ato pa një garanci nëse nuk doni të keni probleme më pas.

Bricjapi-Yjet nuk paralajmërojnë asgjë të mirë përsa i përket fushës profesionale, madje ka shumë të ngjarë që të rimendoni një projekt . Dita pritet të jetë më e mirë në planin sentimental. Por duhet të shprehini më tepër ndjenjat dhe të propozoni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Beqarët do jenë të turpshëm.

Ujori-Është koha të reflektoni dhe të mateni mirë para se të ndërmerrni një nismë të re, pasi shpesh ju kanë penalizuar veprimet e nxituara. Afërdita bën të rikthehet harmonia në dashuri. Dhe nuk do të keni për çfarë të qaheni sot sepse partneri do t’ju surprizojë në çdo moment dhe do t’ju bëjë të ndiheni si mbi re.

Peshqit-Jupiteri do të jetë planeti më i favorshëm për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Tregohuni sa më realistë sot sepse ka shumë rrezik të përballeni me zhgënjime dhe me probleme. Sektorin e financave do të dini si ta menaxhoni me shumë përkujdes dhe gjendja do të jetë e kënaqshme.

Author: admin