Horoskopi për datën 11 dhjetor 2021 nga Russell Grant

Dashi

Mund të gjeni një mundësi të shkëlqyer në një fushë të pazakontë nëse po kërkoni punë. Një mik me ndikim do t’ju japë një letër rekomandimi të mirë. Disa njerëz e kanë të vështirë t’i rezistojnë sharmit tuaj. Nëse jeni beqar, mos u habisni nëse ju kërkojnë të dilni për një takim.

Demi

Një përqafim nga dikush për të cilin kujdeseni ju bën të ndiheni më mirë dhe më të lumtur. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të qenë zemërgjerë e me gjeste të dashura. Lajmet në lidhje me financat mund të mos duken të mira, por një rimendim mund të sjellë diçka ndryshe.

Binjakët

Pas një mendimi të kujdesshëm ju mund të vendosni të prisni para se të bëni një udhëtim të gjatë. Njerëzit e tjerë nuk duken të shqetësuar për problemet e përditshme. Komentet e një fëmije do t’ju bëjnë të qeshni edhe pse kjo do të thotë që sekreti i një shoku është tashmë publik.

Gaforrja

Një mosmarrëveshje e vazhdueshme ligjore ose financiare po shfaq shenja të arritjes së një përfundimi në favorin tuaj. Ju nuk doni të festoni shumë herët, por tani mund të ndiheni optimistë. Aktivitetet e lidhura me shtëpinë po shkojnë mirë dhe do të bëni përparim të mirë.

Luani

Dikush afër është gati të bëjë një lëvizje të vrullshme. Ata presin që ju të jepni mbështetjen tuaj. Nëse keni përshtypjen se po bëjnë një gabim të madh, këshillojini në përputhje me rrethanat. Dëgjoni instiktet tuaja dhe jepni një shembull të mirë duke u përmbajtur dhe duke marrë parasysh pasojat.

Virgjëresha

Jeni duke mbledhur para dhe duke ndërgjegjësuar njerëzit për një kauzë të mirë pasi mund të shihni se po bëni një ndryshim pozitiv. Ju jeni të ngazëllyer për atë që po bëni, jo vetëm sepse po ndihmoni të tjerët, por po mësoni diçka të re teksa takoheni me disa njerëz frymëzues.

Peshorja

Një takim ose intervistë nuk do të shkojë aq mirë sa e kishit imagjinuar. Ju do të donit që ta filloni nga e para gjithçka. Bisedat janë të tensionuara sepse mendoni se ato mbajnë kuptime të fshehura mes rreshtave. Një i ri do të ketë nevojë për një ngritje të besimit dhe ju mund ta bëni këtë duke i treguar cilësitë më të mira.

Akrepi

Një mik i shenjës së Virgjëreshës do t’ju japë disa këshilla praktike të vlefshme për një çështje biznesi ose financiare. Po e merrni gjithçka shumë seriozisht dhe kjo do t’ju lërë shumë të plagosur. Do e keni të vështirë të arrini kënaqësinë që donit nga aktivitetet familjare. Nëse jeni të mbingarkuar me përgjegjësi është koha t`i delegoni. Lërini të tjerët të bëjnë pjesën e tyre.

Shigjetari

Një debat do të shkaktojë një ngatërresë dhe konfuzion. Ju nuk do të jeni në gjendje të vendosni se çfarë e shkaktoi mosmarrëveshjen. Do donit të mos kishte ndodhur kurrë. Nëse ndiheni keq për atë që ka ndodhur, mos e lini shumë kohë pa kërkuar falje.

Bricjapi

Veprimet vendimtare dhe të koordinuara, të ndërmarra nga ata që ndodhen lart në hierarki, do të konfirmojnë urgjencën e një situate shqetësuese. Një paketë masash shtesë do të futet në vendin e punës dhe kjo do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve që janë identifikuar kohët e fundit. Jini mbështetës gjatë këtyre rrethanave të vështira.

Ujori

Gabimi i pakujdesshëm i një kolegu do t`ju vërë në një pozitë të keqe. Ju mund të pranoni t’i ndihmoni ata, por nëse kjo është një ngjarje që ka ndodhur shpesh, paralajmërojini se është hera e fundit që e bëni këtë. Sapo të ktheheni në punën tuaj, do të ketë një grumbull detyrash të lëna pas dore. Një dëshirë për ndryshim ju ka bërë të mendoni për pushimet tuaja të radhës.

Peshqit

Ju nuk do të lejoni që një mundësi për të vazhduar më tej karrierën tuaj të largohet edhe pse nuk kishit planifikuar të bënit ndonjë ndryshim. Oferta e një ngritjeje në detyrë mund të nënkuptojë rritje të përgjegjësisë, por gjithashtu do të përfshijë një pagë të favorshme, një ofertë tepër joshëse për ta injoruar.

Author: admin