Situata midis Ikbales dhe Pashos, çiftit të moshuar nuk arriti në një zgjidhje përfundimtare gjatë rubrikës “Shihemi në Gjyq”. Megjithatë, Eni Çobani e Ardit Gjebrea mundën këtë pjesë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, ta mbyllin në një mënyrë më paqësore.
Pavarësisht fjalëve të shkëmbyera mes njëri-tjetrit gjatë seancës së ndërmjetësimit, Ikbalja pranon t’i japë dorën Pashos.
Eni Çobani: Të harxhojë ky çift 10 milionë lekë nuk është pak, është pasuri. Por na rrethojnë njerëz, siç thotë edhe zonja që nuk janë shumë të mirë dhe kanë përfituar nga dhimbja e tyre. Këtë duhet ta kuptojë e para bashkëshortja.
Ardit Gjebrea: Shko tek Pasho.
Ikbalja: Jo, jo, Nuk vete.
Ardit Gjebrea: Lëre armikun e brendshëm dhe të jashtëm.
Eni Çobani: Pasho, afrohu tek zonja, bëje këtë hap. Edhe për vete edhe për shqiptarët një çift 46-vjeç nuk ndahet, futi krahun zonjës.
Ikbalja: Jo, jo mos hajde, nuk të pranoj.
Ardit Gjebrea: Hajde Pasho shkojmë bashkë. Mua nuk do ma prishësh, jepja dorën, të lutem.
Ikbalja: Nuk mundem. Kam vuajtur.
Ardit Gjebrea: Për mua.
Ikbalja: Ja po ia jap për ty dhe zonjën Eni.
Ardit Gjebrea: Ja kështu fillon dashuria.
Megjithatë, Ikbalja refuzoi të kthehej në shtëpi duke mos pranuar të anulojë biletën e saj të avionit për në Itali./tvklan.al./Shqiperia ime.com.al