Antonela Berisha pritet të jetë pjesë e “Sanremo” 2022, në Itali e quajnë ‘yll ndërkombëtar’

Vajza nga Shkodra Antonela Berisha e cila u bë e famshme dhe mori shumë zë pasi u fut në “PërPuthen” dhe më pas në BBV tashmë pritet të marrë pjesë edhe në festivalin e njohur të “Sanremo”-s këtë vit, duke qenë një nga të ftuarat e natës. Lajmin e ka bërë të ditur gazetat dhe portalet italiane, konkretisht një ndër to superguidatv.it, ndërsa më pas është konfirmuar edhe nga vetë Antonela e cila ka postuar një pjesë të shkrimit në story-t e saj në Instagram.

Në një artikull në “Superguidatv.it” shkruhet:

‘Kumbara’ e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale. Tashmë showgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022./asutimes.com

Author: Portali