Mbrëmjen e djeshme, Monika Lubonja ka treguar se si është njohur me ish-bashkëshortin dhe gjithashtu për puthjen e saj të parë me të.
“Ngrita kokën dhe ai më dha dorën, ishte shumë i bukur. Kolpo me vështrim të parë, ngela duke e parë. Unë quhem Monika i thashë, nëse dëshiron takohemi në orën 6. Ai tha “pavarësisht se je e lyer, sytë e tu janë të bukur”, aaaa atëherë i thashë “në 6 apo 6:30”. “Bën në 7”, më tha ai, iu përgjigja: “Ok”.”-tha Monika.
Por, ajo nuk e la me aq, aktorja dhe njëkohësisht këshilltarja e Erion Veliajt tregoi edhe se si e puthi ish-bashkëshortin për herë të parë.
“U takuam dhe kishte një mandarinë në dorë. Ia mora, e qërova dhe ia vendosa në gojë. Ai ngeli, më pas u afrova dhe e putha. Nuk po kuptonte, ishte gjuha ime, apo mandarina.”-tha këshilltarja duke qeshur.
Vlen të thuhet se teksa tregonte për historinë e saj të dashurisë, ajo tha se ishte dashuri me shikim të parë./asutimes.com