Çfarë ndodhi dje? Donald Veshaj shpërthen në lot dhe bën deklaratën e papritur: Po më shpifet vetja këtu brenda!

Einxhel dhe Donaldi debatuan me tone të ashpra mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit dhe i gjithë inati ishte i akumuluar që nga bashkëpunimi i tyre jashtë “Big Brother”.

Donaldi akuzoi Einxhelin për moskorrektësi në punë ndërsa ajo deklaroi se ai dhe Romeo e hoqën nga puna kur bëri aksident. Pas kësaj situate Arbana e thirri Donaldin në dhomën e rrëfimeve dhe aktori u shfaq me lot në sy.

“Kam sakrifikuar shumë për veten time dhe familjen time. E thënë nga një person që ndoshta nuk e vret fjala që thotë, nuk e di peshën e fjalës që thotë…se s’dua të flas…s’dua të përmend emra. Po më shpifet vetja këtu brenda”, tha Donaldi./Shqiperiaime.com.al

 

Author: Portali