Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në mbledhjen e qeverisë janë miratuar dy projektvendime.
Njëri nga projektvendimet ka lidhje me ngritjen e një komisioni të Posaçëm për kujdesjen e fëmijëve që kanë humbur njëri prind.
Ndërsa projektvendimi tjetri ka të bëjë me mbështetjen e mbështetje sociale, arsimim dhe përkujdes në të gjitha aspektet të fëmijëve me aftësi ndryshe.
Ministrja e Shendetesise tha se ekspertet e Komitetit Teknik jane duke e monitoruar çdo ditë ecurinë e situatës epidemiologjike dhe bazuar mbi të dhënat do te merren dhe vendimet nëse do te hiqen përfundimisht masat kufizuese apo do kete lehtësim te tyre.
“Masat në Shqiperi konsiderohen të intensitetit të ulët e mesatar, janë masa elastike, situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Aktualisht është një situatë që na bën të jemi shumë të kujdesshem në ato hapa që do marrim sa i përket lehtësimit të masave.
Sot jemi mbi 18 mijë raste aktive që janë në masën 98% me variantin e ri Omicron dhe situata në spitale e qëndrueshme. Jemi duke e monioruar cdo ditë ecurinë e situatës e bazuar mbi të do merren dhe vendimet, por është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit dhe të marrim vendime bazuar në situatë dhe indikatorët, qoftë infektimeve, qoftë shtrimeve qoftë dhe humbjeve të jetës”, tha Manastirliu.
Top Channel./Shqiperiaime.com.al