“Mbrëmë ka qenë një natë…”/ Beatrix përmend gafën që bëri xhiron e rrjetit

Beatrix Ramosaj u shfaq në spektaklin e së martës të Big Brother VIP, pas disa javësh mungesë për shkak të gjendjes së saj.

Pasi i dedikoi këngën, tha se ndjenja ndaj Donaldit është shtuar akoma dhe më shumë gjatë qëndrimit jashtë.

Ndërsa ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka përshkruar mbrëmjen e djeshme në studio duke ironizuar një shprehje të saj kur ishte brenda shtëpisë së Big brother; ‘si i thonë e bukur në shqip’.

“Mbrëmë ka qenë një natë ehmm.. si i thonë “bukur” n’shqip?””-shkruan Beatrix në Instagram.

Nga ana tjetër, mbrëmjen e kaluar pas spektaklit Donaldi dëgjoi sërish këngën që i ka dedikuar Beatrix duke thënë: “Shpirti im. Jam super krenar. Kënga më e bukur në botë. Nuk e ke idenë çfarë ndjesie. Nuk është këngë, është film për mua.”./Shqiperiaime.com.al

 

Author: Portali