Mure, shpella, gurë e guva me simbole te vjetra… Çfarë janë këto shenja ? Kush i realizoi dhe përse nuk janë dokumentuar në rregjistrat e autoriteteve ? Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, në zona të thella, mes majave e shtigjeve të thepisura…. Kur flasim për zbulime të këtij lloji fillesat duhet ti kërkojmë 5000 vjet më parë…. A do të kenë rezultatin që presim kërkimet tona.?
Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave. Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse. Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në Gjurmë Shqiptare nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare./inforculture.info