Debati i fortë midis Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt ka vazhduar edhe pasi ka mbaruar spektakli i mbremshem. Gjithcka nisi kur moderatorja akuzoi aktorin e humorit se e ka pushuar padrejtësisht nga puna dhe nuk e ka paguar. Moderatorja ka hedhur përsëri akuza të forta ndaj Donaldit, ku kësaj herë u shpreh se mbasi të mbarojë spektakli, do ta hedhë në gjyq aktorin e humorit për “mashtrim dhe dëmtimin e imazhit”.
Arjola Demiri i kërkoi Einxhelit të kërkonin t’i kërkonin falje njëri-tjetrit për të gjithë situatën e shkaktuar dhe ta zgjidhnin këtë debat jashtë shtëpisë. Por moderatorja e kundërshtoi duke i thënë se ajo nuk ndihet aspak në faj pasi ka kërkuar të drejtën e saj. Nga ana e tij, Donald Veshaj ka deklaruar se Einxhelin e kanë pushuar dhe në shumë vende të tjera, gjë të cilën modelja e mohoi me bindje të plotë. Gjatë debatit ajo i ‘uroi fitoren’ Donaldit që të ketë mundësinë ‘të lajë borxhet që iu ka personave të tjerë’.
Sipas aktorit ishte Einxheli ajo që u zhduk dhe nuk kishte fytyrë për t’i dalur përpara. Më pas sherri agravoi në ofendime dhe tone të larta, ku moderatorja e quajti aktorin e humorit ‘burracak dhe mashtrues’ ndërsa ky i fundit i tha që “fjalën ordinere ajo e merr dhe e përtyp”.
Gjithashtu, moderatorja shpjegoi dhe situatën kur mori mesazhin se ishte e pushuar nga puna dhe se si binjakët i bënë ‘bllok’ në çdo rrjet social.
Pjesë nga debati:
Einxhel: Mua nuk më hequr kurrë njeri përveç teje, se nuk kishe lekë të më paguaje, mua nuk më ka hequr njeri për këtë të jesh i bindur…
Donaldi: Ik moj se je e ulët shumë…
Einxhel: Në finale ishalla shkon ti, të fitosh atë 100 mijë euroshin që të lash lekët që nuk u ke paguar njerëzve. Biles në qoftë se fiton ndonjëri nga ju, jepini ndonjë lek ta ndihmoni…
Donaldi: Do të të jap një 20 mijë leksh ta kesh. Se kur u zhduke, nuk kishe cipë në fytyrë të më dilje përpara…
Einxhel: Unë kam mesazhet o burracak…
Donaldi: Përse unë nuk i kam mesazhet, nuk i kam fotot?! Do të ta them diçka, ti fjalën ordinere e merr edhe e përtyp…
Einxhel: Ika në Afrikë për bukën e gojës, për lekët që nuk më dhe ti. Kokrra e mashtruesit! Mesazhi i largimit nga puna më ka ardhur mbas 4-5 ditësh, jo ditën që unë nuk u paraqita, pas pesë ditësh që nuk më përgjigjeshin. Përveç se justifikimi ishte absurd në lidhje me mua as mungesa e profesionalizmit apo bashkëpunimit në grup që nuk besoj që kanë lidhje me mua këto gjëra në fund i kam shkruar “Mendoj që keni edhe disa detyrime karshi meje, megjithatë në këtë pikë mesa po shoh nuk ia vlen t’i diskutojmë”.
Nuk kanë lekë mendova dhe po me vinte keq që nuk po dinin si të ma thonin që nuk kanë lekë dhe ma lanë ‘seen’ dhe më bënë ‘bllok’.
Pjesë nga debati me Arjolën
Einxhel: Unë atë njeriun do e hedh në gjyq për të gjithë këtë gjënë që më ka bërë. Gjithë këtë mashtrim dhe gjithë këtë dëmtim imazhi që ai po tenton të më bëjë.
Arjola: Ju te dy i detyroheni njëri-tjetrit një falje publike për këto gjëra që ndodhën pastaj gjërat e tjera sqarojini jashtë.
Einxhel: Falje?! Fare, nuk ndihem aspak në faj. Unë për historinë time, për të drejtën time, për gjënë që kam kaluar nën lëkurën time, për bukën time, për punën time të ndihem në faj? ! Kur ia ka treguar Tanit historinë para nja ca ditësh, ka thënë janë maskarenj ata që nuk paguajnë, po ai çfarë është apo kur flasim për të tjerët e kemi të lehtë maskara ky, maskara ai, por kur e bëjmë vetë padrejtësinë jemi njerëz të mirë./Shqiperiaime.com.al