Kultura popullore shqiptare, karakterizohet me veçanti të shumta që datojnë qysh nga kohërat e lashta pagane nga antikiteti i hershëm.
Në të kaluarën mënyra e jetesës tek shqiptarët (por edhe tek popujt tjerë) ishte e lidhur ngusht me stinët e vitit, fenomentet natyrore dhe me arealet gjeografike ku ata jetonin.
Kësisoj që në fillet e historisë njerëzit filluan ta bëjnë llogaritjen e kohës emërimin e stinëve dhe muajve si dhe krijuan kalendarët e tyre vjetorë ku mund të bazoheshin dhe të orjentoheshin më lehtë në kohë.
Edhe shqiptarët kishin kalendarin e tyre popullor. Kalendari ishte i bazuar në ciklin djellor dhe kishte saktësinë e 365 ditëve, emronin vetëm dy stinë Verën dhe Dimrin dhe viti kishte 8 muaj nga 45 dit, 4 muaj Verë dhe 4 muaj Dimër.
Stina e Verës fillonte me Shëngnergjin ku llogaritej edhe si fillimi i vitit të ri ose Kryeviti e që i bie më datën 6 maj, ndërsa stina e Dimrit fillonte me Shënmitrin dhe i bie në datën 5 nëntor.
Në data të ndryshme të kalendarit popullor shqiptar, në stinën e Verës dhe të Dimrit kremtoheshin rite të ndryshme pagane ku mbijetesa të atyre riteve i gjejmë edhe sot nëpër shumë vende të banuara me shqipëtarë.
Sot në datën 5 shkurt sipas kalendarit popullor shqiptar shënon mjedisi i dimrit ose njohur në popull si Mesdimri. Në këtë datë fillon edhe muaji ‘Ngrijës’.
Në popull thuhej se me kalimin e gjysmës së parë të dimrit, gjysma e dytë kalohej më lehtë dhe më shpejt dhe koha ishte në favorin e tyre sepse ishin më afër stinës së verës dhe motit të ngrohtë, dhe si fllonte “syni i pranverës”, populli ju përvishej punëve të fushës dhe arave të cilat nuk ndaleshin pothuajse deri në dimrin tjetër. /InforCulture.info