Rritja e një familjeje, sa e bukur, është edhe e vështirë e përfshin miliona vendime. Askush nuk është perfekt, madje as ligjet nuk janë të tilla. Ndonjëherë, kur fëmijët janë duke qarë, atëherë kur edhe zilja e telefonit është e bezdisshme, ju mund të thoni gjëra që mund të mos ju shkojnë. Ja që kjo është gabim.
Nëse i jepni vetes një minutë kohë për të marrë në konsideratë përgjigjet e pyetjeve për këtë raport sa të ndërlikuar, aq edhe të domosdoshëm, atëherë ka disa këshilla që duhet t’i merrni parasysh. Më poshtë janë katër gjëra:
“Mos u krahaso me prindërit e mi”
Është shumë e thjeshtë për ta thënë. A bën vjehrra të njëjat veprime siç bënin edhe prindërit disa vite më herët? Ka shumë mundësi. A po bëni edhe ju gjëra që mendoni se edhe fëmijët tuaj do t’i bëjnë një ditë? Po veproni në mënyrë të drejtë?
Nëse vjehrrit tuaj ju japin disa këshilla me dëshirën e mirë, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është më mirë që nga ata të vazhdoni të dëgjoni dhe në fund të reflektoni me maturi. Sepse ata kurrë nuk duan të krahasohen me prindërit tuaj dhe as tentojnë ta bëjnë këtë, por ndonjëherë kërkojnë nga ju që të veproni njëlloj si me prindërit tuaj.
“Nuk kam për t’i lënë më fëmijët me ty”
Kjo është një gjë çliruese, por nuk duhet ta bëni. Mbase keni ardhur nga një familje, në të cilën vëzhgimi dhe përkujdesja është më e madhe.
Ndoshta kjo është një nga gjërat që thotë vjehrra për familjen e saj të zgjeruar. Mos e ndiqni shembullin e saj. Mendoni për fëmijët tuaj. Ju nuk do të kishit kurrë dëshirë që ata një ditë t’ju trajtojnë një ditë ashtu siç trajtoni ju vjehrrën.
“Bën më shumë për fëmijët e tyre sesa për tanët”
Vëllezërit dhe motra mund të jenë plot me nipër e mbesa dhe, natyrisht, bëjnë pjesë edhe në trungun familjar, në foton e familjes. Nëse vjehrra është më shumë e përfshirë me nipërit e mbesat e tjera, mund të ndodhë, sepse ajo mendon se çdo kontribut është më i mirëpritur, ose i nevojshëm, në ato shtëpi. Nëse doni të bëni babagjysh, mbase thjesht duhet të kërkoni.
Nëse mendoni se ajo duhet të kalojë më shumë kohë me fëmijët tuaj, atëherë bëj disa plane dhe planifiko disa dalje sipas kushteve të saj, që t’ua bësh jetën më të lehtë edhe fëmijëve.
“Nuk je e zonja të japësh asnjë ndihmë”
Epo, kush është ajo? A doni të qëndroni larg ose të merrni një rol më të madh në familjen tuaj? Ndonjëherë një gjyshe thjesht nuk mund të fitojë. E vërteta është se ajo ka fituar të drejtën për të qenë pak më egoiste se çdo herë. Prandaj, në vend që të t’ia vësh fajin asaj për gjithçka, përpiqu të krijosh një urë të re komunikimi dhe të përpiqesh t’i lësh hapësira të të japë ndonjë dorë.
Në fund, duhet të keni parasysh se marrëdhëia e këtij raporti me vjehrrën duhet konsideruar si një prej dhuratave që fëmijët tuaj marrin në jetë. Kështu që para se të thoni diçka të pakëndshme, ndaloni, mendoni dhe thoni diçka tjetër.
Konsideroni këtë rregull të artë: shikoni se si është raporti i fëmijëve tuaj me gjyshërit, sa respect kanë për ta dhe kështu, kur të bëheni edhe ju gjyshër, edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë si ju sot./asutimes.com