Uniku Blerando këtë herë sjell ” Tempelena”, paralajmëron mino albumin.
Këngët e para të tij si ajo “Shadi” dhe ” Magjike” u priten mjaft mirë dhe thyen çdo parashikim. Ndërsa ka pak ditë që artisti mjaft unik në stilin dhe muzikën që ai bën, Blerando ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Tempelena”.
Kënga e artistit 23 vjeçar i cili ka lindur dhe jeton në Gjermani por origjina e tij është nga Rugova, ka nisur të pritet mjaft mirë, madje emri i tij lakohet edhe në mediat e huaja. Mësojmë se ky projekt është i pari nga mini albumi i tij që pritet të dalë së shpejti me 6 këngë. Për më shumë klikoni dhe dëgjoni këngën më të re të Blerando në linkun më poshtë.