E ka harruar apo jo? Në sy të të gjithëve, Donaldi ka dy fjalë për Borën

Sot, banorët e Big Brother kishin një lojë ku duhet të zbulonin disa lajme nëse janë të vërteta të vërteta ose jo. Ndër ta ishte dhe nëse Bora Zemani është shpallur njeriu i vitit, për të cilën Donaldi mendon se është e vërtetë.

Pavarësisht historisë së tyre dhe bujës që bëri lidhja e aktorit të humorit me Beatrix Ramosaj, ai është shprehu i bindur se moderatorja e famshme mund të jetë shpallur “Njeriu i vitit”. Duke biseduar me banorët lidhur me këtë, ai tha se lajmi mund të jetë i vërtetë.

Advertisements

Pjesë nga biseda:

Arjola Demiri: Bora Zemani shpallet njeriu i vitit për 2021…

Advertisements

Einxhel Shkira: Unë s’e besoj…

Monika Lubonja: Kjo mund të jetë e vërtetë sepse ajo ka qenë shumë e klikuar

Einxhel Shkira: Nuk e besoj sepse në vitet në vijim janë shpallur njerëz të politikës

Beniada Nishani: Po mund të jetë

Donald Veshaj: Patjetër që mund të jetë…Po çfarë janë portale, cila është njësia matëse?

Einxhel Shkira: Top Channel zakonisht e bën, por nuk e di nëse është e TOP kjo.

Beniada Nishani:Për mua vendoseni po.

Donald Veshaj: Patjetër që po, për mua po.

Einxhel Shkira: Kanë qenë shumë emra ndër vite, ka qenë Rama, Bozo, Pipero, janë njerëz që kanë pasur një X kontribut…

Donald Veshaj: Kush e organizon këtë gjë?

Monika Lubonja: Ku di unë…

Donald Veshaj: Vendoseni po për mua…/Shqiperiaime.com.al

Author: Portali