Monika Lubonja është një prej banoreve më të komentuara të shtëpisë së Big Brother VIP.Ajo është vlerësuar shpesh herë për çiltërsinë e saj, përshtatjen me njerëz shumë më të rinj në moshë si dhe për natyrën e saj gazmore.
Se është pa komplekse, aktorja Lubonja e ka treguar shpesh herë me ekspozimin në veshje, edhe gjatë kohës kur ndodhej e vëzhguar nga telekamerat.
Të mërkurën, banorët kanë pasur për detyrë javore që të ndajnë kokrrat, ku janë sfiduar që të bëjnë diferencimin e tyre një e nga një.
Monika është parë në një moment gjatë ditës, kur nga i nxehti ka hequr bluzën dhe është shfaqur vetëm në reçipeta.
Ajo ka ekspozuar gjoksin e saj para kamerave të shtëpisë, me ç’rast edhe banorët e tjerë i janë bashkuar për të krijuar disa situata humori.
Ka qenë Donaldi ai i cili në një moment ka shkruar t’i prekë gjoksin aktores, duke parë që ajo po i derdhte kokrrat mbi reçipetat e saj.
Situata në fjalë është komentuar me të madhe nga ndjekësit e spektallit në rrjetet sociale. /Telegrafi/./asutimes.com