Semi injoroi Beatrix, Albani këshillon motrën dhe i tregon si të ‘hakmerret’

Pas afrimitetit me ish-in e Borës, Donald Veshajn, Beatrix është bërë kryefjale mediave rozë, ndërsa është kryqëzuar nga shumë persona për lidhjen e saj me aktorin.

Ndërkohë këngëtarja ka publikuar një ‘screenshot’ të një mesazhi që Alban Ramosaj, vëllai i saj i ka dërguar këngëtares, ndërsa duket sikur thumbon Semi Jaupajn, shoqen e ngushtë të Bora Zemanit, ishit të Donaldit, tashmë partner i Beatrix.

Kujtojmë se Jaupaj gjatë “prime’ të BBV nuk ka kursyer mimikat qesharake në momentin që Betarix shprehte dashurinë për aktorin.

Alban Ramosaj, i shkruan Beatrix:

Vriti me mirësi

Beatrix shkruan:

Ai është shoku im më i mirë përgjithmonë. Është gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes. Nuk e di ku do të isha pa ty. Ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falënderuese që e kam në jetën time. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë. Jam shumë falënderuese për ty./asitumes.Com

Author: Portali