Ambasada amerikane ka përshëndetur vendimin e Kuvendit për të miratuar zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut deri në vitin 2024.
Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian.
“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut në Parlament.
Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian.
Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme”, shkruhet në reagimin e ambasadës.…/Shqiperia ime.com.al