Kryeministri Edi Rama ka postuar ё Facebook bllokun e pallateve në Golem që është gati për 45 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Mirëpo, çfarëdo që Rama të publikojë në Facebook, qytetarët i shqetësojnë dy gjëra, rritja e çmimeve dhe pagat jo të kënaqshme.
Një qytetar i drejtohet Ramës në koment duke i thënë se nuk e përballojnë dot çmimin e naftës 200 lekët me rrogën që kanë.
Kreu i qeverisë i përgjigjet duke i thënë se çmimet në pazar i ul dhe i ngre tregu, jo qeveria. Ndërsa nuk harron të theksojë se çmimi i energjisë në vend nuk po ndryshon pavarësisht krizës.
Qytetari: O shih cmimet po leji ndërtimet..se na mbyte 200 lek nafta .. nuk punojmë te gjithë si ju pushtetarët …kemi fatura qe i pagojme me rroge …a e di se ca eshte rroga o meer…
Rama: I shikoj cmimet si jo, po cmimet ne pazar i ngre dhe i ul tregu jo qeveria, nderkohe qe pikerisht pse e di mire cfare eshte rroga po e mbajme cmimin e energjise aty ku ishte, duke e subvencionuar nga arka e shtetit, nderkohe qe kudo ne rajon e me tutje eshte rritur kacafiu! Ndersa ndertimet nuk i le ne asnje menyre, sepse ka akoma familje qe duan te kthehen ne shtepi pas shkaterrimit nga tërmeti.
Një tjetër qytetar i komenton duke i thënë se, mirë çmimet i rregullon tregu, po rrogat kush i rrit, ndërsa shton se paga që marrin në muaj nuk u mjafton as për të blerë gaz për gatim.
Rama i përgjigjet duke i thënë se rrogat janë vendosur në buxhet dhe hyjnë në fuqi më 1 qershor. Nëse rrogat rriten sipas dëshirës, thotë kreu i qeverisë, shtetet bien, siç ra Shqipëria në vitin 1997.
Qyetari: Evertet esht qe çmimet i ul dhe i ngre tregu dhe jo Rama. po pagat rrogat kush i ngre tregu .ke 6 muaj qe ti thua se qeveria do ngrei rrogat.mas 2 oresh u ngrejten çmimet ktu tek ne.ti thua do te ngrej pensionet 5 % .5 % nuk mjafton per te blere gaz per te gatuar o Rama .mblidh mendjen
Rama: Rrogat jane vendosur ne buxhet dhe si gjithmone rritja hyn ne fuqi ne 1 qershor, ndersa mendjen duhet ta mbledhin ata qe i bejne hesapet pa hanxhine, sepse po te rriteshin rrogat sipas deshires e jo sipas mundesive, Gjermania do t’i kishte cuar 10 mije euro per person, po ja qe nuk e ben, sic nuk e ben askush, sepse bien shtetet, sic ra Shqiperia ne 1997-en!/albeu.com./Shqiperiaime.com.al